Lukashenko flet për tensionet Kosovë-Serbi, kritikon Vuçiçin

2 Gusht 2022, 15:46Rajoni TEMA

Lukashenko flet për tensionet Kosovë-Serbi, kritikon

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko ka komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës. Sipas mediave bjelloruse, ai ka folur edhe rreth mundësisë për ta ndihmuar Serbinë.

Siç raporton agjencia e lajmeve shtetërore bjelloruse, Belta, Lukashenko ka dyshime për dhënien e ndihmës meqë Serbia po ulet në tri karrige dhe se kjo gjë s’po i pëlqen atij.

“Ne duhet të bëjmë diferencimin mes udhëheqësve dhe njerëzve të zakonshëm. Nëse do të ishin në këpucët e mia, do t’i shihni të gjitha? Sigurisht, ne duhet të ndihmojmë serbët dhe ne do ta bëjmë. Jemi të njëjtë. Por, ne e shohim edhe politikën e Serbisë ndaj Bjellorusisë.

Ata duan të ulen, siç thonë ata, në tre karrige, por nuk ia dalin. Jemi ne – Rusia, BE, SHBA e kështu me radhë… Ata duan të jenë të mirë me të gjithë. Atyre nuk do t’u jepet ky shans për të balancuar, mbi të gjitha nga Bashkimi Europian, në të cilin ata janë aq të etur për t’u anëtarësuar”, tha Lukashenko.

2 Komente

  1. L
    Lukashenko thot nji te vertete

    Vucic eshte nji Goc e Llastuar e Carit Ruse qe ulet ne prehrin e te gjithve me i knoq te gjithe nga pak , Pra kjo tregon qarte se eshte nji politikan qe s'ka asnji lloj Personaliteti . Thjeshte kurve .

    1. S
      Shqipe

      Perkthimi…o(zero )

      Lini një Përgjigje