Çfarë ndodhi gjatë dy ditëve të tensionuara në Kosovë?

2 Gusht 2022, 10:01Rajoni TEMA

Çfarë ndodhi gjatë dy ditëve të tensionuara në

Situata në Veriun e Kosovës, pas dy ditësh atmosferë të tensionuar është normalizuar sot.

Të gjitha barrikadat janë hequr nga rrugët të cilët të shpien drejtë dy pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, të cilët ishin vendosur nga serbët lokal në shenjë kundërshtimi për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

E largimin e tyre njoftoi edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale serbe të dielën, 15 minuta pas lëshimit të sistemit të alarmit dhe të shpërndara në 9 lokacione të ndryshme në veriun e vendit, tashmë janë larguar plotësisht nga vetë ata.


Sipas tij, liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët.

“Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur sot edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Gjithçka kishte nisur më 31 korrik kur një barrikadë ishte vendosur në fshatin në fshatin Rudare në rrugën Mitrovicë – Zveçan – Leposaviq, pasi që në mesnatën e kësaj dite Qeveria e Kosovës pritej të niste zbatimin e vendimit për ndalimin e targave “KM, etj” të lëshuara nga Serbia për veturat e serbëve në Veri të Kosovës, ku u kërkohet t’i regjistrojnë në RKS, si dhe ndalohet hyrja në Kosovë me dokumenta identifikimi të Serbisë, si masë e reciprocitetit, ku do të pajisen me një dokument të posaçëm për hyrje të lëshuar nga Republika e Kosovës.

Ngjarjet më pastaj, pas revoltës së serbëve u zhvilluan shumë shpejtë. Hapin e parë për ta ç’tensionuar situatën e bëri Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai pas takimit me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin deklaroi se ka propozuar shtyrjen e vendimit të Qeverisë për një muaj.

Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë u lëshuan dokumentet e para për hyrje-dalje.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mirëpriti vendimin e Kosovës, për të pranuar, siç tha ai, propozimin e shefit të bllokut evropian, Josep Borrell, për shtyrjen e zbatimeve.

Më 1 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media bëri të ditur se në kufirin me Serbinë janë të vendosura nëntë barrikada, të cilët mbrohen nga njerëzit e armatosur.

Lini një Përgjigje