Pas kësaj vere, me shumë mundësi rrugët në Greqi do të ndriçohen më pak, monumentet historike nuk do të kenë më dritë artificiale gjatë natës dhe familjet mund të përballen edhe me ndërprerje periodike të energjisë.
Është ky paralajmërimi që dha për mediat ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas.
Ai shtoi se masat e mësipërme mund të jenë të nevojshme nëse Europa do të ulë konsumin e gazit natyror me 15% dhe nëse Rusia do të ndërpresë furnizimin.
Fillimisht, masat do të jenë vullnetare, por mund të bëhen të detyrueshme. Do të zhvillohet edhe një fushatë e gjerë për t’i nxitur familjet të ulin konsumin e energjisë.
Lini një Përgjigje