Tensionet në veri, reagon NATO: Po monitorojmë nga afër situatën, gati për ta mbajtur Kosovën të sigurt

1 Gusht 2022, 16:39Rajoni TEMA

Tensionet në veri, reagon NATO: Po monitorojmë nga afër

Pas tensioneve në veri të Kosovës, KFOR-i ka bërë me dije se kjo forcë është e gatshme të marrë masa e nevojshme dhe të ndërhyjë kur duhet që të ofrojë sigurinë e Kosovës.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës. Monitorimi, sipas një postimi në Twitter, po bëhet së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

 “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, deklaron KFOR-i.

 

 

Lini një Përgjigje