VIDEO: Sulmohet gazetari shqiptar në Mitrovicë të Veriut

1 Gusht 2022, 12:14Rajoni TEMA

VIDEO: Sulmohet gazetari shqiptar në Mitrovicë të Veriut

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci është goditur me një bidon nga ballkoni i një banese në Mitrovicë të Veriut, teksa po raportonte për situatën atje.

Në videon e raportimit shfaqet momenti kur gazetari kthen kokën, pasi goditet me bidon.

Në momentin që  ndodhi incidenti ai ishte shoqëruar nga kolegia nga Kosova, fotografja e gazetës “Zëri” dhe agjencisë së lajmeve Reuters, Laura Hasani.

Këtë të hënë situata paraqitet e qetë në Mitrovicën e Veriut, në krahasim me një ditë më parë.

Por, në qendër të qytetit të Mitrovicës nuk mungon një baner në të cilin shkruhet: “Mirësevini në bashkësinë e komunave serbe”.

Ndërkohë rrugët që të çojnë për në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jetë të bllokuara me makina dhe kamionë.

Edhe pikat kufitare janë të mbyllur, ku nuk kalojnë as mallrat, vendim i marrë ky nga Policia e Kosovës, pas tensioneve të një dite më parë.

Qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për pajisjen e qytetarëve serbë me dokumente dhe targa kosovare në territorin e Kosovës për në 1 shtator 2022.

Vendimi u mor në orët e vona të mbrëmjes së të dielës pas tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës ku qytetarë serbë bllokuan pikat kufitare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shtyrja e zbatimit të vendimeve për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftime bëhet vetëm me kushtin që nga veriu i vendit të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rikthehet liria e lëvizjes.



2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Gazetar nga Kosova apo Shqiperia?!......Gazetar Kosovar, jo shqiptar, ngaterroni kekun me byrekun... Pse Shqiperia fut hundet ne Kosoven republike sovrane dhe turke si Kimetja ne Shqiperi?

    1. J
      Janullatos arxidoglyftis

      bythqir i janulles mos u perpiq kot. Jane gjera qe ju i keni shitur me kohe per nje qese evro

    Lini një Përgjigje