Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Kreshnik Spahiu: Ne nuk e përballojmë dot rrezikun serbo-rus, SHBA është anti-plumb për Shqipëri-Kosovë

1 Gusht 2022, 10:29Rajoni TEMA

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Kreshnik Spahiu: Ne nuk e

Kreshnik Spahiu ka reaguar për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se Shqipëria dhe Kosova nuk fitojnë asnjë luftë me Serbinë duke treguar muskujt e rraskapitur, por duke ruajtur përjetësisht vëllazërinë me SHBA-në.

“Shqipëria dhe Kosova nuk fiton asnjë luftë me Serbinë duke i treguar muskujt e raskapitur, por duke ruajtuar përjetësisht dhe me vendosmëri vëllazërinë me SHBA.  Çdo lëkundje e ketyre mardhëneive, afron rrezikun Serbo-Rus të cilin ne nuk e përballojmë dot edhe sikur Gjergj Kastrioti të ringjallej nga varri me shpatën e tij 2 metra.

Të bësh paqe dhe aleatë është më vështirë se me bë luftë.

Nga e para fiton i forti, nga e dyta fitojnë të gjithë.

SHBA është anti-plumb për Shqipëri-Kosovë.

Prandaj çdo anti-amerikan është armik i kombit shqiptar”, shkruan Kreshnik Spahiu.

 

2 Komente

  1. C
    Ceni

    Paske lajthit, o i gjore. Serbia, nje kerme, e izoluar dhe e mbaruar, ende me plaget e bombardimeve. Ata vetem fjale kane. Nje perplasje e dyte me shqiptaret do i shkatrronte perfundimisht. Ne jemi me te forte, jemi ne te drejten tone, jemi perendimor. A shikon cfare ndodh ne ukraine? Aleati tyre gjoja superfuqi, eshte nje shtet anakronik.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylliriku

      Serbia është xhandari rus në Ballkan dhe anti shqiptarë, kkroat, boshnjak malazezë etj dhe anti mysliman dhe kërkon asgjësimi e tyre për të zgjeruar hegjemonin e saj fashiste dhe të dal në Deti Adriatik - Mesdhe. Të marrët në Serbi i besojnë në predikimet e kishës ortodokse dhe "zotit" Rus. Ata pa ia ndal janë kundër shqiptareve dhe Evropës së qytetëruar dhe me qindra herë kanë provuara për të na mposhtur por kanë ikur të dërmuar e shkatërruar dhe të poshtëruar. Është fakt që kreu tashëm në Kosovë së paku deri tash ishte tërësisht në anën e politikes serbo- ruse dhe kjo po na hakmerret sepse na kanë hasmërua me shtetin që kemi miqësi dhe mbështjen më të fortë - SHBA por kjo politik është edhe kundër vendit amë - Shqipërisë dhe shumicës së vendeve të BE.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje