Petkoviç: Përmbysëm tokën e qiellin për të ndaluar Albin Kurtin dhe ia arritëm

1 Gusht 2022, 09:24Rajoni TEMA

Petkoviç: Përmbysëm tokën e qiellin për të

Pasi arritën qëllimin për të anuluar vendimin e Qeverisë së Kosovës që të aplikojë reciprocitet në njerëz dhe automjete që futen nga Serbia në Kosovë, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka dalur me një deklarim duke thënë se “me një luftë të vështirë” tash do të arrijnë ta zgjidhin çështjen në Bruksel.

Ai tha për RTS se “Serbia është gjithmonë pro dialogut, gjë që u duk edhe nga fjalimi i djeshëm publik i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili përsëriti disa herë se dëshiron paqe”.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Populli ynë është i ngopur, askush nuk mund ta tolerojë terrorin e Albin Kurtit. Në bisedën me serbët tanë pashë se Kurti në mënyrë perfide hyn në luftën institucionale kundër popullit tonë dhe dëshiron ta dëbojë atë nga Kosova”, tha Petkoviç.

“Kurti dhe Prishtina donin konflikte. Ata sollën qindra automjete të blinduara në bazën Belvedere në pjesën jugore të Mitrovicës dhe armatosën forcat speciale që donin të merreshin me popullin serb. Kjo është një situatë dramatike për të cilën kemi paralajmëruar me javë dhe muaj”.

Petkoviç më pas shtoi se ata mbrëmë kanë bërë gjithçka për të arritur te personat dhe forcat që kanë ndikim të Kurti, për ta anuluar vendimin.

“Me një luftë të vendosur diplomatike si Vuçiçi ashtu edhe të gjithë ne, përmbysëm qiellin dhe tokën për të arritur tek ata që mund të ushtrojnë ndikim te Kurti. Kur je në prag të luftës, kur mendon nëse do të ketë sakrifica, çfarë s’ka mbijetuar Vuçiç në 24 orët e fundit”.

Ai theksoi se është në kontakt me popullin serb në Kosovë si dhe se “iniciativa diplomatike e Vuçiç-it dha fryt dhe Kurti u ndikua”.

2 Komente

  1. J
    Joni

    po mo fis-q-ir ashtu si thote ajo endrra juaj me sy hapur e ndihmuar nga ca fis-q-ira qe mbajne pashaporte shqipetare ne gazetari dhe politike! O fis derr do e shohim ne shtator sepse ja kerkoi Amerika qe ta shtynte dhe Qeveria Kosoves e pranoi. Por nuk kuptoj qe kjo gazete i jep kaq shume hapsire cdo lajmi Serb??????????? Apo me urdher te larmadhnise???? Lartmadhnia a ka folur per kete rast apo eshte shume i ngarkuar me vuqiqin per ballkanin e shqyer???????????? Fatkeqesisht shqiperia edhte e mbushur me shume antishqiptare duke filluar me ata qe mbajne nje pashaporte shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Nuk ka nevoj per permbysje , esht fatkeqsi komtare qe tek ne kto 30 vjet gjysma parlamentit krahu PDs nga saliu deri tek deputeti fundit kan qen agjent te serbis , jo pa qellim shkaterruan industrin dhe ushtrin ne kte vend , qe ky vend te jet i dobet si mos me keq dhe ja kan arritur qellimit , Albini le ti lepij bolet Saliut me shok dhe te uli koken , kur tradhtaret e nje vendi lihen te lir te bredhin mas qefit ky do jet dinjiteti komtar pergjithmon , po nuk eleminuat duke bllokuar agjentet e shteve fqinj qe mos ti lini te behen pjes e politikes ne kte vend ,keshtu do jet dinjiteti kombit pertok , nuk ish budalla Enveri qe tradhtarve i fuste plumbin dhe atyre qe punonin ne llogari te serbit dhe grekut , ishte stek e vjeter xhaxhi i dinte mir kto pun dhe i njifte mir kta kurva tradhtar ne kte vend qe sot komandojn vendin dhe bejn heroin e demokracis .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje