Situata e tensionuar, Haradinaj apel qytetarëve serbë në veri të Kosovës: Ruani qetësi, vetëpërmbahuni

31 Korrik 2022, 21:15Rajoni TEMA

Situata e tensionuar, Haradinaj apel qytetarëve serbë në veri

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook shkruan se vendosja e reciprocitetit me Serbinë është e drejtë dhe e ligjshme duke u bazuar në ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Ai u bën thirrje qytetarëve serb që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë.

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.

Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.

Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.

1 Komente

  1. v
    vicidoli 2022

    Mos keni frike se ne mbeshtetje keni nje terrorist me grada SALIH BIN LADEN Ky e paralajmeroi sot vucicin i tha mos guzo te mos veprosh se ate ndere qe ja bera milloshevicit ta bej dhe ty veq ma zhduk kosoven, kete e bej dhe per hire te ZENIT se thone eshte djali vucicit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje