Vuçiç nxjerr hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë: Nuk heqim dorë

31 Korrik 2022, 13:11Rajoni TEMA

Vuçiç nxjerr hartën e Kosovës me flamurin e

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një deklaratë për mediat paraditen e së dielës në Beograd, ku ka folur për çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

Vuçiç ka paraqitur disa foto, në njërën prej të cilave ishte një bluzë me hartën e Kosovës dhe mbi të flamuri serb me mbishkrimin ‘нема испоруке’, që do të thotë nuk heqim dorë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se nuk ka qenë kurrë në një situatë më të komplikuar dhe më të vështirë për Kosovën sesa sot, shkruan Euronews Serbia.

Sipas Vuçiç, ka ardhur koha për të kërkuar që shqiptarët të vijnë në vete dhe serbët të mos reagojnë ndaj provokimeve.

“Unë po kërkoj gjithashtu nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme që t’i kushtojnë pak vëmendje të drejtës ndërkombëtare dhe realitetit në terren dhe të mos lejojnë të mbrojturit e tyre të shkaktojnë konflikt.

Unë kërkoj dhe lutem që të ruhet paqja. Unë kam zhvilluar shumë bisedime që nga mbrëmja, veçanërisht me Lajçakun, nëse dikush mendon se 17 marsi mund të ndodhë përsëri, nuk do të ndodhë”, tha presidenti.

Ndër të tjera, Vuçiç e cilësoi si të pakuptueshme vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat e automjeteve dhe dokumentet.

Nga data 1 gusht deri më 30 shtator 2022, në Kosovë do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Gjithashtu, nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’.

Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.

12 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Sikur e kishim fjalen per Ballkan te Hapur...

    Përgjigjjuni
    1. q
      qytetar

      Sikur se le pordha Binon dhe Vocin per ballkanin e hapur

      Përgjigjjuni
    2. V
      VU-ÇIÇI alias Vu-shurra

      Mos hiqni dorë nga Kosova se në bythë keni për ta ngrënë. Fajin edhe për këto zgjatje të mos njohjes së Kosovës nga Serbia e ka BE. Të korruptuarit e BE.

      Përgjigjjuni
      1. V
        VU-ÇIÇI alias Vu-shurra

        Për sa kohë ka Edi Ramën tradhtarin, dhe Ballkanin e shqyer, kështu do sillet Vuçiçi.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Joni

          Po sikur eshte miku i lartmadhnis sone ky? A harrova lartmadhnia jone shan Albinin qe perfaqeson Shtetin e Kosoves dhe larteson Vuqiqin dhe e mbron edhe ne Europe. Epra ketu duket sa flliqsire dhe kunder Shqiptarve politika e Mbretit Tone Lakuriq. Ketu villet vrer per Kosoven dhe Albinin (se dhe Albini nuk eshte ndonje kushedi) por sidoqofte duhet te mbrohet ne arenen nderkombetare, ndersa politika shqiptare e injoron keshtu i jep krah asaj Serbe-Ruse. Edhe ai ballkani i hapur na duhet qe Rusia te hyje ne Adriatik, ate qe se kane arritur me shekuj po ja jep ky Mashtruesi-Babsitesi-SuperHajduti 2M. Po kemi pare hajdut 2 metra e ka emrin Edi Rama. Per te gjithe suflaqexhinjt ju pershedes me sufllaqen n-su-m.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andi

            Me siguri Open Ballkan do ta zgjidhe. Si mendon Skenderbeu?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatosi-kosove

              Nuk ta jep osmanka o vuqiq JO qe sdo por se nuk guxon sepse tash edhe amérika e kuptoj se ajo eshte e emruara e juaj.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qemali

                Po Kosova nuk do Ballkan të hapur.

                Përgjigjjuni
                1. ?
                  ?

                  Ja tamam keshtu e hap Ballkanin Edvin Rama, e pastaj thote perse nuk merr pjese Kosova. O Shqiptare edhe sa do ta duroni kete klloun sorosian, i shitur tek serbet t'ju terheqe prej hunde?

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fisnik

                    Natyrisht që nuk heq dorë kur ia hapin të gjitha dyert! Erdhi mut spanjolli dhe ia rrahu krahun "ashtu veç vazhdo, e ke përkrahjen tonë!" Edhe Edi Rama është ngjitë për te dhe nuk shkoqet si qeni me kudrën që nuk hiqen nga njeri tjetri! Spanjolli hedhi benzin në zjarr duke sfiduar politikën perëndimore!

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      bira lencit

                      Dosa osmani dhe albin kurti jane ne bisedime te fshehta me serbin per nje lufte te shpejt,por me kete dyshe ne krye te kosoves dhe ne shqipetareve na duhet nje lufte qe albin me Dosen po e preferojne, me vjen keq por kjo eshte. verteta

                      Përgjigjjuni
                      1. ?
                        ?

                        Po pse ty or gjeni po te duket me i mire Vucici se Vjosa me Albinin? Qeke patriot i vertete vallahi, i paguar me dinare.

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje