Kurti: Unë jam kryeministër i shpresës, Vuçiç është president i frikës

30 Korrik 2022, 14:30Rajoni TEMA

Kurti: Unë jam kryeministër i shpresës, Vuçiç

Për Albin Kurtin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është president i frikës dhe i kërcënimit.


Në anën tjetër Kurti, vetën e sheh si një kryeministër i shpresës dhe i progresit, kështu për të ilustruar në mënyrë figurative, se cila është pala konstruktive në kuadër të dialogut.

“Më 19 korrik është dashur të mbahet një takim në Bruksel unë kam qenë i gatshëm, pala tjetër nuk ka qenë e gatshme dhe e ka shtyrë takimin për së paku për 1 muaj. Gatishmëria nga ana e Kosovës ka qenë në nivelin e kërkuar nga Brukseli, por nga Beogradi mungonte gatishmëria”


“Për t’u integruar në Bashkimin Evropian, për normalizim të plotë të marrëdhënieve është e domosdoshme që t’i lëmë frikësimet dhe kërcënimet dhe të orientohemi kah vlerat evropiane, fqinjësia e mirë, dhe kah ballafaqimi me të kaluarën”, ka shtuar ai.

“Sidoqoftë, kurdo që do të na thërret Brukseli, për një takim i cili ka për qëllim paqen në rajonin tonë, unë jam i gatshëm”, ka shtuar ai.

“Të dielën mblidhet Këshilli i Sigurisë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një konferencë për media ka bërë të ditur se të dielën e 31 gushtit, do të organizohet një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, pasi të hënë e 1 gushtit pritet fillimi i aplikimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për letërnjoftimet dhe targat.

“Duke pasur parasysh se në javët në vijim është e domosdoshme që gjithçka të shkojë mirë me procesin e shndërrimit të targave të automjeteve dhe në çdo pikë kufitarë gjithçka të shkojë mirë sa i përket efikasitetit të dokumenteve të cilat do të lëshohen për qytetarët që do të vijnë nga Serbia, e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë nesër në mëngjese”, ka njoftuar Kurti.

Sipas tij në këtë mbledhje ai do të diskutojë me krerët e organeve dhe agjencive shtetërore dhe disa nga ministrave “çështjet të cilët mund të na shfaqen e të cilat Qeveria e Kosovës duhet t’i ketë parasysh” gjatë zbatimit të vendimit të ekzekutivit.

3 Komente

  1. K
    Konfjuzi

    Me fjale ti bile ke qene pjesetar i LCK, por me vepra heroi i vetem shqiptar qe doli i gjalle nga burgu serb dhe si Sfinks rilinde dhe u bere Kryeminister… Me fjale ti i “shkerdhen nenen ” serbit por me vepra ben favore per serbet e Mittovices. Me fjale “asgjesove” qellimet tradhetare te Hashimit, por me vepra po nderton Kosoven nen shembullin e Bosnjes. Me fjale je perbisedime por me vepra sipasas rastit…me fjlale armik me Vuciqin por me vepra sipas planeve te tij. Her eshte Vuciqi qe saboton bisedimet por me shume i saboton ti. Keni nje akordance te persosur ne kete loje sa dhe Lajcak behet konfjuz dhe nuk kupton se kush eshte kundra dhe kush per bisedime….

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Albin Kurti eshte nje tradhetar I luftes ne kosov .Si esht e mundur qe kryeministri e president ja ka nxjer para gjyqit gjith udheheqjen e kosoves duke I etiketuar si terrorist vrases te popullit te serbis. Lind pyetja poMolloshevicin ku e fut Albini te clirimtaret ?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shpresa e vërtetë

        Kryeministër shpresa ka vdekur me ardhjen tënde në Qeveri. Tash je vetëm ti me e Osmanen dhe disa analfabetët tuaj që po shkallmoni popullin deri në gjunjëzim nga varfëria dhe masat e tuaj janë po ato të që zbatonte regjimi Millosheviqit të “kundërshtarëve” politik në viteve 80 dhe 90 të regjimit serb me burgosje, diferencime, suspendime, shkarkimet dhe shumëçka tjetër dhe fuqizimi autokratik me nepotizëm të qeveritareve dhe mafiozeve që kemi përjetuara një herë dhe tash përsëri.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje