Kryeministri i Spanjës viziton Ballkanin Perëndimor, Kosova lihet jashtë agjendës

29 Korrik 2022, 11:30Rajoni TEMA

Kryeministri i Spanjës viziton Ballkanin Perëndimor, Kosova lihet

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez do të nisë këtë të premte një turne katërditor në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, agjenda e udhëtimit në Ballkan do të përfshijë Beogradin, Sarajevën dhe Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën. Listës sigurisht i mungon Kosova, të cilën Spanja nuk e njeh ende si shtet të pavarur.

Kjo është hera e parë që kreu i qeverisë spanjolle bën vizitë në vendet e rajonit përveç Bosnjë-Hercegovinës dhe, siç raportojnë mediat në vend,  me këtë turne të paprecedentë, Sánchez synon të tregojë rëndësinë që Spanja i kushton marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike dhe kulturore me vendet në fjalë dhe për rrugën që ata kanë ndërmarrë për të qenë pjesë e së ardhmes së BE-së.

Në samitin që u mbajt muajin e shkuar në Bruksel, përpara se KE t’i jepte Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat, Sánchez ka mbështetur aspirtatat e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe ishte veçanërisht në favor të marrjes së statusit të vendit kandidat nga Bosnja Hercegovina.

Siç raportohet më tej në mediat e vendit, kreu i qeverisë spanjolle do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit që të avancojnë në reformat e nevojshme që u mundësojnë atyre t’i afrohen qëllimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe do të përcjellë se kanë mbështetjen e Spanjës edhe kur kjo e fundit të marrë presidencën e  BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2023. 

 

10 Komente

  1. g
    genti

    Si ka mundesi qe nuk do takoi lopen Osmani dhe gomarin Kurti.....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free mind

      Politikan i vogel, provincjal, i papjekur dhe medioker. Eshte trishtuese kur sheh se si Spanja, nje nga ato pak shtete qe kane influencuar me shume historine e botes, e sheh dhe gjykon sot boten me mend e nje gjysem Qiproje

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llesh

        Idjot nuk mundesine tè gjykosh k/Ministrin e nje shteti si Spanja, cdo shtet ka programet dhe problemet e veta dhe nuk Kane ngelur ti vleresoje nje dordolec sì ti...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Analisti gjeopolotik

          Po ja more Free mind , kryeministri spanjol Pedro Sanchez , haroi , i shkreti , te te pyeste ty , se ke do te vizitonte ne Ballkan dhe ke , jo . O Zot i madh , sa idiote ka kjo bote , po pse valle kaq shume te tille ne Shqiperi !!??

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mehmet Shehu

          Spanja sillet Elefant me tru harabeli

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Kam nje lutje per kryemknistrin spanjoll aman pash zotin mos humb shansin ta takosh mender presednike osmanken sepse pikerisht per qiftin tend ka humbur dhjetra kile, pastaj kam frige se edhe vuqiqi do te hidherohet qe nuk ka takon veglen,tbijen e ish milicit te millosheviqit.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Genti

              Se ka lene menjane Kosoven pasi nuk e njeh si shtet. Nese do kishte njohur me pare dhe kur te vinte te mos e vizitonte atehere do quhej lenie menjane. Titull sa per te krijuar konfuzion dhe komente.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Genti

                Se ka lene menjane Kosoven pasi nuk e njeh si shtet. Nese do kishte njohur me pare dhe kur te vinte te mos e vizitonte atehere do quhej lenie menjane. Titull sa per te krijuar konfuzion dhe komente.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Uran Marku

                  Po te njofi Kosoven si shtet i pavarur , automatikisht do njofi dhe Katalonine nga presionet e Katalanasve .....sbesoj se ka njeri qe nuk e kupton ...ku ka trazira per pamvaresi ose autonomi , nuk e njofin , nuk e di per shtetet e tjera vec Spanja e ke deklaruar prej kohesh dhe te amerikanet por dhe te EU ...me njofjen e Kosoves hapet ne Spanje kutia e Pandores ....

                  Përgjigjjuni
                2. g
                  goni

                  o mero o idiot me brire nese nje shtet nuk t enjeh si territor cfare pret qe te te vije dhe te te vizitoje ministri apo kryeministri i tij me pas ??????? Kur ju do bytha ju permendni ligjet dhe logjiken kur sju do bytha shisni patriotizem fake .........qelbesh ere o mero

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje