Vuçiç ua bën të qartë evropianëve qëndrimin e tij pro-rus: S’i shuajmë miqësitë tona tradicionale

27 Korrik 2022, 10:58Rajoni TEMA

Vuçiç ua bën të qartë evropianëve

“Serbia nuk do t’i shuajë miqësitë e saj tradicionale”.  Kjo ka qenë një nga fjalitë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në një video të shkurtër shpërndarë në profilin e tij në rrjetet sociale, para formimit të qeverisë së re atje, duke treguar kështu që Serbia përfundimisht s’e ka ndërmend të ndjekë rrugën e sugjeruar nga Bashkimi Evropian për sanksione ndaj Rusisë.

Pjesa më e madhe e adresimit ka pasur të bëjë me këtë argumentim të tij, edhe pse pa përmendur emra konkretë, ai ka pohuar se qeveria e re “do t’u përshtatet nevojave të popullit”.

Dhe populli serb, ndryshe nga popujt e tjerë në Evropë, ka qenë përkrahës i Rusisë në raport me agresionin rus ndaj Ukrainës.

Vuçiç ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë ashtu siç ia kanë kërkuar evropianët dhe për një kohë të gjatë është përcjellur nga ky presion.

Ripërtëritja e zgjedhjeve në një pikë zgjedhore në Tërnoc të Luginës katër herë radhazi pohohej se po bëhet pikërisht në funksionin e vonimit të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, për t’u mos u përballur me këtë kërkesë evropiane.

“Qeveria jonë do t’u përshtatet nevojave të popullit. Serbia do t’i ruajë vlerat e saj dhe nuk do t’i shuajë miqësitë e saj tradicionale”, ishte fjalia qendror e Vuçiç-it në adresim.

Por, ky s’është veç një diskurs i presidentit serb.

Gjatë kohës kur Rusisë bota ia ka mbyllur dyert, bizneset ruse kanë lulëzuar në Serbi e po ashtu është përfolur edhe për hapjen e një qendrës të televizionit nacional rus, Rusia Today, televizion i ndaluar tashmë në hapësirën e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Qëndrimin e dyzuar serb edhe-edhe (edhe me BE-në edhe me Rusinë) dhe jo ose-ose e ka proklamuar si problematik edhe qeveria e Kosovës dhe presidenca po ashtu, sa herë kanë pasur mundësi, duke provuar të prezantohet para partnerëve ndërkombëtarë ky pozicionim i shtetit serb, ndryshe nga Kosova që është vendosur qartë në krahë të BE-së dhe SHBA-ve sa i përket qëndrimit karshi Rusisë.

 

8 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Vuçiç kërkon të miqësohet me ne duke harruar luftën ndaj kombit shqiptar në 1999, duke sabotuar 3 herë rradhazi çeljen e negociatave Shqipëri BE, si dhe duke deklaruar posht e përpjet që nuk do e njohi Panvarsin e Kosovës dhe bindur disa shtete që të tërhiqet nga njohja., pa u ndaluar në të tjerrë kryetar partish opozite apo disa nga ministrat e tijë me një thirrje të hapur për luftë ndaj nesh. Qymir u pa e arsyeshme të eksportohet nga ne dhe Maqedonia në shkëmbim të energjis, ku duhet ne të eksportonim ne energji në Sërbi dhe Maqedoni po të kishim shfrytëzuar éolienne në det dhe panela diellore në kufij me ta.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Miku i mikut tim eshte miku im. Nuk ka lidhje me kryeministrin tone sepse per ate mjafton vetem nje fjale : LEGEN

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ashtu Kot

        Vuciqi eshte nje demagog i vertete serb. Demagogjine e perdor si dipllomaci per te arritur qellimet e tij shoviniste dhe nacionaliste. Nga i gjith ky lajm mua me ben pershtypje se si ai perdor popullin serb per te arritur qellimet e tij. Ai me hipokrizi serbe 'largon' vehten nga qendrimi i tij pro rus dhe justifikohet me popullin serb qe eshte pro rus. Ai tektualisht tha se populli serb, ndryshe nga popujt e tjerë në Evropë, ka qenë përkrahës i Rusisë në raport me agresionin rus ndaj Ukrainës. Mua kjo me kujton kohen kur Thaci bente bisedime me Vuciqin per "shkembim territoresh". Vuciqi dhe Thaci u deklaruan pro. Me e rendesishme eshte se si Amerika(Trampi) ashtu dhe Rusia(Putini) e mbeshtetnin kete opsion. Kujtoj se ne ate kohe Trampi dhe Putini ishin te ngjashem ne arsyetim. Trampi mendonte se Kosova fitonte sepse ajo do jepte veriun e Mitrovices dhe do merrte Presheven dhe Bujanovcin. Nderkohe ujrat e ujnamit dhe pasurite e trepces do jepeshin kompanive amreikane me koncesion 100 vjecar. Nderkohe per Trampin fitorja me e madhe do ishte se Kosva do njihej si shtet nga Serbia qe do shenonte arritjen perfundimtare te qellimit amerikan qe ishte mbrojtja perfundimtare e popullit shqiptar si populli me pro amerikan ne bote... Nga ana tjeter, ne kontekstin e situatave te sotme, Rusia kishte interes qe te vulosej e "drejta e pupujve per vetvendosje" Kjo i sherbente idese se Rusise ne kufijte etnik dhe sot ne shohim se sa me qitje te larget e kish kete levizje Putini. Ai nuk do kish nevoje te sulmonte Ukrainen.... Keto "dredhira" te Putinit me Trampin ishin edhe kunder Evropes e cila historikisht ka qene "kurva e vjeter", qe gjithmone ka coptuar te vegjlit.... Me falni qe u zgjata ca per kete histori, por ajo qe dua te theksoj eshte se si Vuciqi per here te dyte ka shfrytezuar popullin serb si mbrojtje kunder Amerikes, Evropes dhe Rusise. Sic dihet Vuciqi ishte me fjale pro "shkembimit te territoreve" sepse pro ishte dhe Rusia, por ne thelb ai ishte kundra. Kush ka ndjekur zhvillimet e asaj kohe verente se ne kohen e bisedimeve, Vuciqi si per tu justifikuar ndaj popullit serb thoshte se ai "nuk po kuptohet nga populli serb" qe linte te kuptohej se ai do nenshkruante "shkembimin e territoreve". Ne thelb kjo ishte demagogji, sepse fill mbas kesaj deklarate ai thonte se marreveshja do kalonte ne referendum(per te cilen ai ishte i bindur se nuk do pranohej nga populli serb). I gjetur nen trysnine ruse dhe amerikane dhe nen trysnine e pupullit te vet, e cila i rrezikonte atij karieren politike ne Serbi, ne ndihme i erdhi Merkeli...Si demagog i "math" qe eshte ai nderoi drejtim dhe filloi te bente "hulumtime" ne popullin serb. Hulumtimet tregonin se populli serb ishte gati 90 perqint kunder "shkembimit te territoreve. Populli serb mendonte se "Kosova eshte zemra e Serbise" etj...I vetmi shqetesim ne ate kohe per te ishte si te terhiqej nga bisedimet dhe ai mos te behej "armik" me Putinin dhe Trampin. Si per cudi Haradini vuri taksen 100 perqin dhe kjo ishte sebepi qe Vuciqi perdori per te dale nga bisedimet. Puna e takses 100 perqint eshte vertete nje histori tjeter "konspirative". Eshte e cudicme qe Haradini, luftetari i math i UCK ndihmoi Vuciqin te dilte nga bisedimet dhe ne te mbasnim pergjegjesi per deshtimin e bisedimeve...Me falni per here te dyte por haradini duhet te spjegoje dhe te flasi se si i erdhi ky mendim ne koke. haradini nuk dallohet per ndonje "mencuri" te madhe. ai duhet te tregoje se kush ja mbushi mendjen....Me siguri ai qe i mbushi mendjen eshte spiun i serbit dhe Vuciqit. Ne publik sali Berisha dhe Kurti i kosoves e sh[pallen Thacin tradhetar dhe "shkembimin e territorevbe" e shpallen "ndarje te Kosoves" etj etj. Kjo eshte nje histori se si Vuciqi perdor popullin serb per tu justifikuer se ai nuk eshte shovinist por "nuk ka se cti beje pupullit te tij"....

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fisnik

          Sqarim i tepërt, atyre ua sqaroi Edi Rama!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ciciiiiiiiiiiiiiiii ! Qetsou . Ule gishtin posht b

            Cici , kujdes shendetin . Doktor Llobacewski te ka porositur mos te shqetesohesh se te ngrihet Tensioni e ka rrezik me cof bre . Kujdes ,me qetsi . Dashurin me Rusin ruje dhe me Kanibalin krruje

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bravo president Vucic

              Bravo president respecte .Pse duhet te prishi miqesine Serbo -Ruse per cfare aresye ? Rusia nuk eshte Putini lidhjet nuk fillojne me autocratin Putin , presidenti Vucic nuk eshte Osmanllia apo Bibini Vetfundosjes se krahines multi-etnike njerez pa atdhe qe nderojne flamur hymne religieux njerez me bishte . Qendrimi Vucic eshte i qarte jam europiene se ndodhem ne europe dhe sllave ne origjine . Nuk kam ndonje admiracion te vecante per Serbet nuk kam pasur kontrate me ta por historia ka treguar qe vdesin per flamurin dhe nuk nderojne flamure midis nje Serbi dhe nje shqipfolesi koqevare une preferoje miqesine me nje Serbe.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fisnik

                Minoritar apo i minoritarizuar?

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  100% Shqiptare

                  100 % Shqiptare Shqipe shoku

                  Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje