
Që kur filloi agresioni rus në Ukrainë, zyrtarët më të lartë të Rusisë kanë përmendur shpesh rastin e Kosovës për të arsyetuar veprimet e tyre ndërsa së fundmi kanë akuzuar Kosovën se ka dërguar “mercenarë” për të luftuar përkrah Ukrainës. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se pretendimet ruse janë të pavërteta dhe pjesë e propagandës ruse kundër Kosovës. Ekspertët thonë se Kosova duhet të rrisë kapacitetet institucionale për t’u përballur me propagandën ruse.
Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Kosova është përmendur shpesh, qoftë si shembull për ndërhyrjen ruse, apo edhe si pjesë e pretendimeve ruse për përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftën e Ukrainës.
Sipas një liste të Ministrisë së Brendshme ruse që është publikuar nga ambasada e Rusisë në Shqipëri muajin e kaluar, 156 mercenarë nga Kosova janë përfshirë në luftën e Ukrainës, 61 prej tyre janë eliminuar, 60 janë kthyer ndërsa 35 mbetën ende në terren.
Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, thotë për Zërin e Amerikës se këto pretendime të zyrtarëve të Federatës Ruse janë të pavërteta.
“Kosova nuk është turpëruar nga mbështetja që i ka dhënë Ukrainës dhe këtë e ka vendosur qysh më 24 shkurt ku vazhdon sulmi i Federatës Ruse në Ukrainë dhe mbështetjen e kemi bërë në formë të hapur dhe zyrtare siç tashmë dihet për popullin ukrainas por gjithashtu edhe masat sanksionuese që i kemi miratuar në linjë të plotë me politikën e jashtme të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj pretendimet për të ashtuquajturit “mercenarë” janë absolutisht të pavërteta dhe është një luftë speciale të cilën Federata Ruse e bën edhe ndaj vendit tonë”, tha zoti Ahmeti.
Instituti KIPRED në Prishtinë ka vite që publikon raporte lidhur me propagandën ruse kundër Kosovës.
Drejtori i këtij instituti, Lulzim Peci thotë për Zërin e Amerikës se nuk ka asnjë qytetar nga Kosova që ka shkuar në Ukrainë, ndërsa nënvizon faktin se pjesëmarrja në luftërat e huaja është vepër e dënueshme me ligj.
“Kjo që po ndodh është pjesë e propagandës ruse, e cila është ndërtuar me dekada dhe tash ajo i ka intensitetet e veta pra rënie apo ngritje. Por, Kosova do të përdoret nga Rusia deri sa ne t’i zgjidhim marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë, por ndoshta edhe më tutje”, tha ai.
Pak ditë para fillimit të agresionit ndaj Ukrainës, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, si “pasqyrim i ligjshëm i zgjedhjes së banorëve lokalë”, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës. Zyrtarët rusë në raste të ndryshme kanë mohuar edhe krimet e Serbisë të kryera në kosovë.
“Nuk është e befasishme që Kosova përmendet kaq shpesh prej tij. Sigurisht që Kosova nuk ka aspak lidhje si rast i procesit të pavarësisë me të ashtuquajturat republika që janë pjesë integrale të shtetit të Ukrainës, sepse Kosova doli si shtet, si Republikë nga një proces i dhunshëm i shpërbërjes së Jugosllavisë gjatë të cilit Serbia udhëhoqi një numër luftërash dhe një projekt gjenocidal”, tha zëvendës ministri Ahmeti.
Drejtori i Qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, Mentor Vrajolli thotë se rasti i Ukrainës i ka zhveshur qëllimet e këqija ruse ndaj Kosovës, duke e ndërlidhur atë me probleme të caktuara.
“Shpeshherë Rusia arrin që të shtrijë ndikimin e vet edhe në organizatat të cilat në një farë forme janë krijuar për t’u ballafaquar me sfida që Rusia përcjellë. Ta zëmë qëndrimi i Spanjës karshi Kosovës në shumë institucione i ngjason rrëfimeve të Rusisë në raport me Kosovën dhe thyerja e këtij uniteti dhe mosgatishmëria e vendeve të NATO-s dhe BE-së për t’u ballafaquar të bashkuar në politika të përbashkëta shpeshherë i jep mundësi Rusisë që t’i përdorë këto tregime kundër edhe vet NATO-s dhe BE-së”, thotë ai.
“Rusia ka kohë të gjatë që e ka shtuar propagandën ndaj Kosovës të cilën e përdorë si mjet për qëllimet e veta. Këtë e ka bërë me sulmin në Gjeorgji gjatë vitit 2008, në Krime dhe tash me agresionin ndaj Ukrainës. Rusia këtë do të vazhdoj ta bëj dhe Kosova është njëra prej pikave ku është përqëndruar propaganda e Rusisë”, tha Lulzim Peci nga Instituti Kipred.
Zoti Peci thotë se Kosova nuk ka asnjë subjekt politik që është prorus dhe kjo sipas tij është një përparësi e madhe kundruall vendeve tjera të rajonit. Megjithatë, ai thotë se Kosova ka mangësi në përballjen institucionale me propagandën ruse.
“Nuk mjaftojnë vetëm deklarata e tilla, të themi se (Vlladimir) Putini është kriminel apo diçka e ngjashme, mendoj se ne kemi nevojë të ndërtojmë një politikë të mirëfilltë ndaj Rusisë. Ne nuk do të mund ta ndërtojmë këtë politikë si duhet pa e njohur mirë edhe Rusinë”, tha ai.
“Lufta në Ukrainë mund të ketë ndikim edhe tek ne (në Kosovë) për faktin që Rusia është e interesuar që presioni i madh që i është vënë në luftën në Ukrainë të bartet edhe diku tjetër. Kështu që ne duhet të jemi vigjilentë dhe mekanizmat ndërkombëtarë në këtë rast KFOR-i duhet të jetë vigjilentë dhe të shtoj kontrollet kufitare në pjesën veriore të vendit në kufirin me Serbinë për faktin se rreziku që të synohet të inskenohet ndonjë konflikt i brendshëm në Kosovë është ende i pranishëm”, tha drejtori i Qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, Mentor Vrajolli.
Zëvendës ministri i punëve të jashtme, Kreshnik Ahmeti thotë se institucionet përmes rrjetit diplomatik po i demantojnë pretendimet ruse.
“Në shumicën e rasteve këto pretendime tashmë në vetvete janë të demantuara sepse nuk mund të jetë burim i besueshëm i informacionit një vend si Federata Ruse, e cila njihet për lajme të rreme pas 24 shkurtit dhe ka humbur absolutisht kredibilitetin e saj”, tha ai.
Analistët e çështjeve të sigurisë thonë se të gjitha lajmet e rreme të shpërdnara nga burimet ruse kanë për qëllim që ta paraqesin Kosovën si një vend të dështuar.
Jam kunder luftes dhe kunder Putinit por nuk shikoje propogande nese themi eshte e drejte e nje grupi qe me ane te je referendumi te zgjedhi pse nuk ka te drejte Crimée ti bashkangjitet Rusis kur dihet qe eshte territore Rusé . Ne vitin 1957 ne ndarjen territoriale te kohes se Unionit sovjetik i kaloje Ukraine bile edhe Ukraina nuk ka egzistuar si shtete por terfitore Ruse ti referohemi historise jo politikes ditore. Eshte e pa papranueshme qe nje shteti si Serbia me nje levizje gishti ta coptoshe nuk eshte demokratike dakorde per nderhyrjen ushtarake pamvarsishte qe ishte jo legjitime por ne monentin qe Milloshevici arrestohet dhe Serbia kalone ne nje sisteme demokratike kosova duhet te rikthehesh ne territorin e njohur nga nations unies dhe jo te qendroje ne STATUSKO deri ta rifilloje nje tjeter lufte si ajo ne nagorni karadak
Ti ose nuk e din ose ben sikur s'e din! Krimea ashtu si dhe shumica e territoreve qe sot futen ne rusi jane toka te pushtuara. Rusia ne vetvete do te ishte me e vogel se Ukraina. Ashtu ndodhi edhe me Kosoven. Kosova dhe shume toka Shqiptare dhe jo vetem u pushtuan dhe aneksuan nga serbia. Sa per informacionin tend rusia nuk e firmosi kurre ducumentin e kalimit te Kosoves nen serbine. Fatkeqesisht fitoret ushtarake u kthyen ne histori legjitime prandaj kemi edhe luften e Ukraines tani. Sa per kthimin e Kosoves zoteria jote propozoka qe viktima te kthehet perseri te krimineli se heren tjeter shpetoi dhe kjo nuk eshte e drejte. Tashti krimineli ka blere arme te reja dhe punen do ta beje me te mire. Serbia nuk u copetua se ajo copa (Kosova" nuk ka qene kurre e saja. Sikur te cmendurit e europes se shekullit 19 dhe 20 te mos shkaterronin strukturen e popujve te ballkanit, serbia ashtu si edhe rusia do te ishte nje shtet ndoshta te se njejtave permasa si Shqiperia e sotme.
o shkodrono,kërkon ti mbushësh mëndjen birit të kurvës se e ka mamanë të virgjër?? i vetmi koment që bëhet me tipa të tillë(përkëthimi i shkrimit të tij është bërë me google translator)është i thjeshtë dhe i qartë" të shkërdhefsha robt"!! janë pjesë e propagandës ruse dhe jo njerëz të thjeshtë që janë keqinformuar!! qiji robt ndyrësirës dhe mbaron muhabeti!!
Vetfundosjes,o robqir rus që shkruan shqip!! të shkërdhefsha robt ku i ke e nuk ei ke!! do ta hash sa krahu dhe do fillosh të bredhësh nëpër semadorët e perëndimit për një copë bukë o ndonjë gotë raki!! ty dhe kujtdo që përpiqet të mbrojë një qelbësirë një pëllëmbë që i ka vënë shkelmin në fyt,një populli të tërë,ose muzhikëve të trashë rus,robt ku ti keni se po bëni vetvrasje!! jeni aq debila sa kujtoni se të gjithë që ju qijnë atë kurvën që ju ka pjellë janë baballarët tuaj!! o muzhik muti,as nëna tënde nuk e di se kush është babai tënd por as babai tënd nuk e di se ka një pjellë si ti!! të dy kanë qënë të dehur tapë kur e kanë bërë!! bile babai tënd kujtoi se ja kishte futur si kau pelës!!
Po ti çpate kosova zka qen kurr pjes administrative e Shqiperise jeshtu qe m lidhe rradaken
Minoritar apo i minoritarizuar?
Kosova nderohet nqs shkojne e luftojne kosovaret. Gjithesejcili eshte i lire te shkoje se lufton per te drejtat e nje populli qe po dhunohet.
Ku e gjete ti more qafir se Kosova ka qene e serbis kur gjithmon shumica e popullates ka qene shqiptare.Fuqit e medha pas renjes se Perandoris Osmane me nje te luajtir gishti ja dhane Serbis perti be qefin Rusis!
O Naim te rroje dhe disa vjet te shokoje kush ta ka mare emrin . Idiot i lindur me lecka Gabi . Kur ka qene krahina e kosoves pjese e territorit apo e administruar nga shqiperia ? Njerez si ty idiot i shkojne nongrata pas pasi jeni ( kush ka dru me pre ) idiot i Berrishes Serbia 8 milione banore dhe krahina e kosoves 17 % e popullsise ne Serbi kur them kosova jo shqipfolesit o idiot pasi kosova eshte multi-etnike ku ka etni te tjera si Boshnjak Malazeze Turqe Rome Gorane Serbe Ashkali Egjipian dhe Shqipfoles popullsia ne krahinen e kosoves 1.5 milione banore dhe popullsi shqipfolese jane 900 mije 400 mije te larguar ehhhh me matemstiken tende apo te dhendrit te Serbis 8 milion eshte me i vogel se 900 mije idiot i foltore,-nevojtore shko ne shkolle meso matematik histori gjeografi se atehere do behesh patriot i vertete dhe per te ngrohur nese ata 200 shqiptaro grek ne juge kerkojne pamvarsi cili eshte pergjis jote .......o karre me xhunga
Po ti O c'pate? Ne Kosove, i zgjuari, nuk ka shqipfoles por ka Shqiptare dhe ata bishtat e tjere qe shkruan nga mbrapa me te drejte.E di ti i dituri perberjen e popullsise se sotme serbe brenda kufinjve te shtetit Serb ?E di ti sa eshte % e serbefolesve(jo serbeve) dhe atyre qe flasin jo serbisht ne Serbi?Mesoje dhe pastaj eja e ndrico mendjet tona ne shesh te mejdanit.
Jemi dakord që Bashkimi Sovjetik ti japi Ukrainës statusin e Kosovës në gjirin e sajë dhe botë.
po