
Kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe ai i Serbisë e Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar prej dy ditësh në Tiranë, një sërrë diskutimesh me fokus krizën energjeitke, furnzimin me ushqim dhe mbrojtjen civile.
Në takim kanë qenë Zëvendëskryeministri i Serbisë, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, ish- ZëvendëskryeministritArben Ahmetaj, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësues të bizneseve dhe është rënë dakord për një sërë marrëveshjesh.
Një ndër pikat ku është rënë dakord është edhe që Shqipëria të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike.
Në këmbim, këto shtete do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer.
Këto do të materializohen në marrëveshje dhe memorandume, në mbledhjen e qeverive në 1 shtator në Beograd.
“Tre temat e diskutimit ishin Energjia, Siguria ushqimore dhe mbrojtja civile. Ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit me qëllim furnizimin me lëndë të parë të impianteve termo të Serbisë. Maqedonia e Veriut shpreh interes për të investuar në mënyrë direkte në terminalin LNG të Vlorës. Secila palë angazhohet të eliminojë çdo barrierë për furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pasi Maqedonia e Veriut ka ndaluar eksportin e grurit dhe është rënë dakord që në të ardhmen e afërt ta heqin atë kufizim. Do të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër.
Kjo është një provë e parimeve të tre vendeve për tregtinë e lirë dhe për Ballkanin e Hapur. Është rënë dakord për përcaktimin e një mekanizmi të veçantë i cili mund të përdoret në rast të përkeqësimit të krizës. Ky mekanizëm që rregullon blerjen e produkteve të sigurisë ushqimore, magazinimin e produkteve, aksesin preferencial në porte që është shumë i rëndësishëm. Në samitin e ardhshëm në 1 shtator të gjitha palët do të jenë të gatshme të nënshkruajnë protokollin e marrëveshjeve për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik dhe akses të lirë në tregun e punës. Deri në 9 gusht të gjitha palët do të kryejnë testet e integrimeve me dy palët e tjera. Nga ana jonë është AKSHI dhe institucionet përkatëse tek shtetet e tjera”, tha gjatë takimit ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj.
Në fokus ka qenë edhe kriza energjetike dhe diskutimi u përqendrua se si të rriten kapacitetet energjetike mes vendeve. Zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja tha se deri në shtator do të bëhet gati plani i shfrytëzimit të burimeve respektive të shteteve për të garantuar energjinë brenda rajonit, dhe për këtë po shikohet mundësia e planeve të përbashkëta të investimit.
“Në shtator të kemi një plan të përbashkët për shfrytëzimin e burimeve respektive që janë të ndryshme midis palëve për sigurimin e energjisë brenda rajonit me qëllim që të ulim sa më shumë efektet e importit të energjisë. Pala serbe kërkoi që të ketë më tepër furnizime qymyri dhe ne kemi rezerva qymyri për t’i ofruar, dhe në këtë aspekt na duhet të punojmë për të bërë specifikimet teknike dhe fizike të qymyrit që kemi dhe sa shpejt mund të bëhet i vlefshëm për tu eksportuar drejt Serbisë.
Po kështu edhe Maqedonia e Veriut e cila ka prodhim të energjisë me qymyr dhe kërkojë të kishte shfrytëzim të këtyre kapaciteteve. Nga ana tjetër pala maqedonase u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë me palën shqiptare në përshpejtimin e procedurave për të pasur sa më shpejt gazin e lëngshëm dhe gazit natyral në tregun rajonal.
Mund të kryejmë investime të përbashkëta sidomos nga pala maqedonase sidomos në burimet e rinovueshme duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Shqipëria në panele fotovoltaike, dhe kombinimi me kontrata afatgjata i furnizimit të tre vendeve me energji që të kemi çmime sa më të favorshme. Kjo do të bëjë të mundur që të kemi shkëmbimin e energjisë mes vendeve më parë dhe më pas shkëmbimin e energjisë me rajonin”- tha zv.ministri Bejtja.
Në kembim të hiqit? Të Turkoshaku veq të ndertoje ndonjë Xhami
Shpjego pak me mire cfare ke ne koke se nuk po te kuptoj.
Ty te te rroje o shoku po a do mesoni si shkruhet shqip se na hengret. Jo ne kembim te HIQIT por HICIT dhe jo VEQ por VEC.Shkoni ne shkolle dhe lere xhamine se nuk te jep buke xhamia por shkolla dhe puna.
Bravo! Me qymyrin sapo i hoqet te vetmin gur qe kishte Kosova per te luajtur me Serbine....po kur je piktor...
Ca thu, or Lym! Jena dy shtete. Kosova me Albinin s'ka nevoje per ne.
Ne do ham qymyr ,apo grure ! C'far doni Ju patriotet e medhenj?
Ori kur je dele te dalin edhe dy fije bar ...
qymyri lloj nafte eshte, ju qe akuzoni saliun se shiste nafte serbise.
Per naften kishte embargo nga OKB kunder Serbise, te cilen Berisha e shkeli me justifikimin qesharak dhe fyes se nafta shkonte per t'u ngrohur vellezerit kosovare. Nuk me rezulton se Serbia eshte sot nen embargo nga OKB per qymyr. Ndoshta TI DI NDONJE GJE ME TE SAKTE, APO JA FUT SI KAU PELES SI E KENI ZAKON JU TE STANIT VICIDOLLI
Brovo NEBI!!
O ZOTI GAZETAR: ORE JAM TRASHUR UNE NGA TRUTE. APO TI E KE GABIM. tE LUTEM ME TREGO SE NE CILEN MINIERE SHQIPERIA PRODHON QYMYR PER TE FURNIZUAR SERBINE DHE MAQEDONINE E VERIUT SEPSE NUK E DITKAM. PO AJO MINIERE QE PRODHOKA QYMYR PER TE FURNIZUAR SERBINE DHE MAQEDONINE E VERIUT. A ESHTE RENTABEL ?
Bravo gjigandi rrespekte jeni shtete serioze jo so Bibini Vetfundosjes koqevareske dhe turkoarabo ser o Osmanlloja
@BRAVO RAMA ti ja rrosh ti bolet Albinit, ah po, dhe kosovarëve gjithashtu!
O ZOT Sa jane shtuar Koqet
O ZOT SA JANE SHTUAR KOQET
Është një ofendim mbarë kombëtar që të furnizohemi me grur dhe misër nga Sërbia, ku Sërbia importon 56 %të nevojave të saja nga Rusia dhe Ukraina. Nëse Bashkimi Sovjetik ka zgjedhur portin detar të Kroacis dhe Malit të Zi për të bërë shkarkimin e anijeve të saja me drith, dhe më pas ti besojë Beogradit peshën, dhe pagesën shlyrëse, është shumë më e kushtueshme për vëndin tonë gjithë ky formalitet i panevojshém, duke ditur që dogana detare e portit të Vlorës, Shëngjinit, Durrësit dhe Sarandës janë funksional dhe nëse nuk do lidhje direkte me ne, le ta bëjë nëpërmjet Greqisë Turqis dhe Italisë këtë ndërmjetsim, dhe mos ti bëjë armiqtë e Shqipërisë, shpresa vetme e tyre për të mbijetuar.
Shqiperia duhet te riaktivizoje minierat e qymyrit dhe te eksportoje qymyr per termocentralet e Serbise dhe Maqedonise se Veriut ne kembim te energjise elektrike,grurit,vajit etj. Duke ditur se cmimi energjise eshte rritur se tepermi edhe kerkesa per qymyr gjithashtu.Ky eshte momenti i duhur per rivenien pune te industrise nxerrjes dhe perpunimit qymyrit duke hapur vende pune dhe siguruar energji elektrike me te lire dhe nevoja te tjera imedite si drthrat dhe vajin etj.Nese nga ky bashkpunim do kishte perfitime edhe vendet e tjera do i bashkoheshin Ballkanit te Hapur pa hezitime.Per qymyrin tone e favorizuara kryesore duhej te ishte Kosova dhe termocentralet e saj ne menyre qe dy vendet tona te perfitojne dhe ndihmojne njera-tjetren ne kete kohe krize. Shpresojme qe politkanet te lene zemeratat dhe mendjemadhesine idiote dhe te lehtesojne ekonomine dhe xhepat e konsumatoreve.