
Simboli i rezistencës dhe lëvizjes për liri në Kosovë, veprimtari i madh Adem Demaçi e kishte hedhur poshtë me argumente raportin e Dick Marty-t.
I ftuar në një intervistë televizive, ai shtronte pyetjen se si mund të kryhej trafiku i organeve nga ana e UÇK-së kur edhe sot, edhe pse mjekësia ka avancuar për Shqipërinë e Kosovën janë të pamundura kryerja e këtyre proceseve.
Demaçi thoshte se Dick Marty shërbehet vetëm nga të dhënat që vetë Serbia i shpif, e kështu po e krijojnë gjithë këtë gjendje.
Sipas tij, Kosova nuk ka ditur të mbrohet edhe pse ishte në anën e drejtë dhe e bëri një luftë të tërë.
Adem Demaçi vuajti 28 vjet burgim në regjimin autoritar të Jugosllavisë për angazhimin e tij politik.
Pas daljes nga burgu mbahet mend fjalia e tij proverbiale kur tha se “Që nga 21 prilli i këtij viti ndodhem në burgun më të madh në botë, që e njeh historia e njerëzimit – në burgun e Kosovës, ku më se dy milionë Shqiptarë nga regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist janë zhveshur nga të gjitha liritë dhe të drejtat më elementare njerëzore e kombëtare.”
Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan shkrimtarin Adem Demaçi për çmimin Nobel per letersi.
Në shtator 1994 u kandidua sërish-tani për çmimin Nobel për Paqe.
Ndërkaq, më 14 dhjetor 1995 Adem Demaçit iu dorëzua Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Universitetit të Oslos.
Si luftëtarë i pandalur për liri, Parlamenti Evropian, Demaçit i dha Çmimin Saharov, çmim i cili u është ndarë vetëm personave si Saharovi, emrin të cilin e mban çmimi, Nelson Mandela, Marçenko, Aung Sun etj.
Adem Demaçi u nda nga jeta më 26 korrik 2018 në Prishtinë në moshën 82 vjeçare.
Ky Zotni Demaçi ka qene mesuesi personal i Albinit....kujdes Tema se do ti mbesi hatri piktorit
Kurthi ji 45 % te anëtarësisë së partisë së të VV apo siç quan ai "analfabet". Ndoshta edhe janë sepse veprojnë mjerueshëm dhe pa asnjë ide dhe nderim. Z. Adem Demaçi ra kurthin e ti por jo me gabimin e tij por referimin e njerëzve të UDB që ia rekomanduan dhe tradhtuan. Ai kuptoi Kutrin kur ky iku nga Drejtoria e Zyrës Politike e UÇK në Prishtinë në mars 1999 e posaçërisht pas kundërshtimeve idiotike ndaj Heroit të gjallë A.Demaçit mos të zgjidhet President i Kosovës. Ai bashkë V. Osmanin iu vërsulën UÇK dhe drejtueseve te saj deri sa së bashku me mafinë ndërkombëtare të prirë nga Serbia dhe Rusia i dërguan në Hagë. ADEM DEAMAÇI, ishte patrioti më madh i Kosovës dhe emri dhe vepra e tij mbesin të pa vdekshme.
Kosova nuk i nderon bijte e saje qe dhane jeten per lirin e saje dhe ata qe ishin te gatshem te sakrifikojne per te.Eshte tragjikomike kur ndegjon kosovaret kur shajne Thaqin,Demacin,Veselin….i quajne edhe tradhetare dhe ngrene larte ata qe edhe nje kime floku nuk ishin ne gjendje te japin per lirin e Kosoves.