Ambasadori i Gjermanisë në Beograd: As Kosova e as Serbia s’kanë vullnet politik për të bërë progres në dialog

24 Korrik 2022, 14:11Rajoni TEMA

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd: As Kosova e as Serbia

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schib, nuk sheh asnjë pengesë në rrugën e Beogradit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në rast se ajo përmbush të gjitha kushtet e vendosura nga Unioni.


Schib, në një intervistë për mediumin serb, FoNet, ka thënë se qëndrimi zyrtar i Berlinit në raport me dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke nuk ka ndryshuar.

Schib, i cili është në fund të mandatit të tij katërvjeçar në Serbi, ka ripërsëritur mbështetjen e pakushtëzuar të Gjermanisë për procesin e dialogut.


“Për momentin, dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i ngadalshëm, por është e rëndësishme për ne që në një të ardhme të parashikueshme të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, pasi kjo do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin e të dyja vendeve”, ka thënë Schib.

Sipas, top-diplomatit gjerman, te të dy palët vërehet një mungesë të vullnetit politik për të bërë progres më të shpejtë dhe rrjedhimisht për të arritur disa rezultate konkrete në procesin e dialogut.

“Është e nevojshme të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në fund të ketë njohje reciproke, të cilën kancelari Scholz deklaroi qartë, deri atëherë, do të ketë ende shumë punë për të bërë”, ka shtuar ai.

Diplomati gjerman më tej ka kritikuar narrativen e krijuar në Serbi kundrejt BE-së, që është shumë kritike dhe aspak pozitive.

“Disa media shkruajnë në mënyrë shumë kritike për BE-në dhe është e rëndësishme që ne të ndryshojmë atë mënyrë të raportimit. Imazhi i BE-së në media është i lidhur ngushtë me disponimin e qytetarëve për të mbështetur reformat e nevojshme për anëtarësim”, ka shpjeguar ai.

3 Komente

  1. A
    Ashtu Kot

    Eshte nje e vertete apsolute qe si Vuciqi ashtu dhe Kurti sabotojne bisedimet. Eshte po ashtu e sigurte qe ky eshte plani i Serbise qe Serbia asnjehere te firmosi pavaresine e Kosoves, ashtu sic ka deklaruar 100 here Vuciqi. Kurti ka nje detyre te dubluar. Ai ka detyre te "luaje" me Vuciqin per te sabotuar bisedimet dhe nderkohe te paraqitet ne Kosove si patriot shqiptar. Detyra e Kurtit eshte me e veshtire se e Vuciqit i cili nuk ka nevoje te shtiret si patriot serb. Qellimi i tij po arrihet dhe kjo eshte e mjaftueshme per serbet te kuptojne se Vuciqi e ka "mbethyer per gryke" Kurtin. Kosovaret po tregohen naive dhe besojne ne sharjet qe ben Kurti ndaj Vuciqit se ai "do i qi nenen Vuciqit" dhe nuk degjojne se cthote ambasadori dhe bota qe kritikojne Kurtin per mungese vullneti. Qe te mos e dhjese me tej po them se serbet si popull jane me te zgjuar se Kosovaret. Ata e kuptojne mire Vuciqin ne synimet e tij per ta shtyre problemin e bisedimeve ne "kalandrat greke" deri sa koha te punoje per Serbine. Nga ana tjeter Kosovaret nuk kuptojne se Kurti me mungesin e vullnetit per te biseduar, sipas platformes Amerikano-evropiane, i sherben Vuciqit. Vuciqi po e mban premtimin qe i ka bere popullit serb se "ai asnjehere nuk do firmosi pavaresine e Kosoves", sikur te humbi koken. Pyetja shtrohet se cpremtim po mban Kurti ndaj popullit shqiptar te Kosoves? Mos ai mendon qe premtimi i Vuciqit per serbet eshte i vlefshem edhe per Kosoven?!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vërtet e hidhur

      Plotësisht i saktë je zotëri Ambasador Tomas, që të dy po luajnë lojën e djallit - vëllait të madhe Rusisë dhe deri sa të jenë këta në kreun politik s’ka për të pas asnjë përparim veç prapa, po shkojnë. Zaten që të dy janë të përpunuar nga i njëjti shërbim sigurimit dhe veprojnë sipas asaj siç thotë zotëria - gazda Putin. Për ketë arsye edhe janë burgosur kreu i UÇK dhe këta janë fajtorët kryesor me në krye me Putinoviqët në Kosovë, Serbi dhe Rusi.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezët REHAS

        Udheheqja Serbe e Kosoves ,,me Spiunin Albin Kurtoviç dhe agjenten Vjosa Osmanoviç, Kosovar hapni Syte njehere të vetme në Jetët tuaja. Me Sali Berishen u zhgenjyhet ,mos i Besoni Albinit as Vjoses, Se te Dy jane te Lidhur me Saliun dhe Ilir Meten, Dy antishqiptaret me te medhenj te Historise pas Esat Pashes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje