
Një 29-vjeçar me inicialet A.Sh, është arrestuar sot në Ferizaj, pasi dy ditë më parë, për shkak të një mosmarrëveshje kishte dhunuar të dashurën e tij me inicialet M.A., 30 vjeç, dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë.
“Gruaja ka arritur të njoftojë fqinjët e saj dhe ata më pas kanë lajmëruar policinë. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas marrjes në pyetje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, tha Policia.
Ka qëndra fitness për stërvitje, përse godet një gocë të pa pregatitur dhe formuar për një brutalitet sadomasochisme që lë gjurmë në jetën e perditshme.