![]()
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar deklaratave të Presidentes së vendit Vjosa Osmani e të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, të cilat thanë se “duhet të kihet parasyshë se kush e voti Gjykatën Speciale, e kush iu bëri presion deputetëve për ta votuar”.
Çitaku ka thënë se e mbajmë mend dhe e dijmë krejt kontekstin e asaj kohe.
“Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtesise janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale.
E dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë.
Sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës.
Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni.
Sikurse që e kemi parë se raporti i Martit dhe aktakuza e ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje.
Sikurse e dijmë që shumë prej nesh kishim me i dhanë krejt vitet e karrierës në politikë për një ditë të tyre në UÇK.” Ka shkruar ndër të tjera Çitaku.
Kujtojmë se krejt ky debat erdhi si pasojë e miratimit të rezolutës e cila e dënon raportin e Dick Martyt.
“ Mome Sheja” ( Vjosa Osmani) njelloj si idhulli i saj non grada , kryekrimineli Sali Berisha shpif pa pike turpi.
Ske cfare ti besh kesaj pun e pasi eshte e vertetuar katerciperisht sep ne do 7 politikane kosovre,8-te punojne per baba Serbin
Kosovart mendojn se duke shkruar një tekst, ç'do gjë gjen zgjidhje sipas botëkuptimit të tyre, por nuk dinë që të huajt janë robotë dhe vendimet e tyre nuk kundërshtohen (sidomos nga malok të tyre)