Varhelyi: Shqipëria tani ndahet nga Maqedonia, Europës i është kthyer dëshira për zgjerim

26 Korrik 2022, 11:59Rajoni TEMA

Varhelyi: Shqipëria tani ndahet nga Maqedonia, Europës i

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer debatin rreth procesit të zgjerimit të BE-së dhe ka nxjerrë në pah nevojën për të përshpejtuar procedurat që ishin lënë në vendnumëro nga Komisioni i mëparshëm; komisioneri europian i zgjerimit Oliver Varhleyi pohoi për Euractiv se situata e krijuar së fundi ka injektuar energji të reja në vullnetin e bllokut për zgjerim.

Komentet e tij erdhën pasi  krerët e BE-së i dhanë në muajin qershor Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus, ndërsa këtë muaj shtetet anëtare ndezën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të vonuara gjatë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ndoshta është ndikimi i vetëm pozitiv i luftës së Rusisë në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit si dhe kapacitetin absorbues të BE-së. Ne europianët  tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi gati ta realizojmë këtë, sepse Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor.

Këto vitet e fundit, oreksi për zgjerim kishte rënë brenda BE-së e disa vende anëtare patën insituar për reformat ë brendshme përpara se blloku të pranonte ndonjë anëtar të ri. Mos harroni, ne e morëm detyrën nga një Komision që it ha “jo zgjerimit”, dëmi u bë atje, u shpreh Varhleyi, duke shtuar se vetëm në gjysmën e dytë të mandatit, Komisioni Juncker “e kuptoi se ky ishte një gabim strategjik. .”  Tani ekziston një vullnet i qartë politik për të ecur përpara. Pasi Shkupi zgjidhi mosmarrëveshjen e zvarritur me Bullgarinë anëtare fqinje të BE-së, edhe Shqipërisë iu hap rruga për  negociatat e pranimit. Durimi i saj, tani po shpërblehet", tha Varhleyi. 

2 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Ka 3 vite që s'kishim veto, na u desh të bëjmë dhe detyrat e Kosovës që ti hapim rrugën roçeljeve të negociatave. E shoh që do na lodhin dhe për antarsimin dhe vitin e përcaktimit, por dim që fjala i përket Presidentit të Francës dhe kancelarin Gjerman për përcaktimin e vitit të antarsimit dhe jo më kurrë Parlamentit të Holandës ose Presidencës së këshillit të BE-së nga Sllovenia.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????????????????????????

      2070 ????????? HAJDE SE FOLIM

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje