Nga e mbështes “pa presion” në “duhet të kujtojmë kush insistonte më së shumti”: Transformimi i shpjegimeve të Osmanit për Gjykatën Speciale

24 Korrik 2022, 21:45Rajoni TEMA

Nga e mbështes “pa presion” në “duhet të

Saktësisht më 29 qershor të vitit 2015, atëbotë deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tregonte se e mbështet themelimin e Gjykatës Speciale, dhe atë pa presionin dhe insistimin e askujt.

Tani, shtatë vite më vonë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë diçka krejt tjetër. Në një konferencë për media tha se “duhet të kujtojmë se kush insistonte më së shumti në themelimin e Gjykatës Speciale”, kështu duke aluduar në ish-presidentin, Hashim Thaçi.

“Ne nuk harrojmë sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh nuk e harrojmë sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”, tha Osmani ditë më parë.

Një metamorfozë e tillë e Osmanit, sidoqoftë nuk është e para, por vetëm e shpërfaqur më së fundi.

Po çfarë thoshte atëbotë deputetja Osmani?

“Dua të siguroj qytetarët e Kosovës që njësoj si çdo vendim tjetër që e kam marrë gjatë tërë mandatit si përfaqësuese e tyre, se edhe ky vendim i imi sot nuk është bërë dhe kurrë nuk do të ndodhë të bëhet nën presion e as në orientimin e askujt, por me bindje të plotë se nëpërmjet këtij veprimi marrim përgjegjësi shtetërore dhe parandalojmë një të keqe shumë më të madhe që po i kanoset Kosovës”, thotë Osmani në fjalimin e saj në vitin 2015.

“Kjo rezolutë që, sipas të gjitha gjasave, do ta sponsorizohej nga Rusia, për dallim prej amendamentit që e kemi sot para nesh, nuk do të parashihte që ligjet e aplikueshme janë ato të Kosovës dhe Kushtetuta e Kosovës, nuk do të parashihte afat kohor për funksionimin e vet derisa do të shfuqizohej rezoluta nga po të njëjtit anëtarë permanentë të Këshillit të Sigurimit dhe po ashtu do ta përfshinte gjenocidin si vepër, për të cilën do të akuzoheshin të gjykuarit potencialë para kësaj gjykate”, thoshte Osmani.

“Kushdo që beson se Rusia nuk do ta bëjë këtë, apo se mendon se ndonjëra nga shtetet që janë po ashtu anëtare permanente të Këshillit të Sigurimit do ta ndalë, është mirë të takojë dhe të bisedojë me misionet e përhershme të këtyre shteteve në Kombet e Bashkuara. Edhe diçka, Samantha Powers, që është, të nderuar deputetë ambasadore e SHBA-ve në misionin e përhershëm të këtij shteti në Kombet e Bashkuara, e ka dëshmuar shumë qartë se kë e konsideron ajo viktimë, e kë agresor në luftën e fundit të Kosovës”.

“Ju ftoj ta lexoni librin e saj, ndër tjera, edhe për gjenocidin në Kosovë, por ajo po ashtu ka thënë shumë qartë që përderisa e njeh kush ka qenë agresor dhe kush viktimë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta parandalojnë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do ta themelonte një gjykatë speciale për Kosovën, që po ashtu do të bazohej në raportin e Dik Martit, por do t’i përfshinte të gjitha elementet që i përmenda më herët”, deklaronte Osmani në foltore të Kuvendit.

Në një konferencë për media të para dise dite, Osmani tha se të “mos pritet përshëndetje speciale” ndaj rezolutës kundër raportit të ish-senatorit zviceran Dick Marty-it në Këshillin e Evropës, ngase ajo “nuk bart pasoja juridike”.

8 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    Ne krahinen multi-etnike nen rrezoluten 1244 territore Serbe kosovo nuk eshte kjo e vetme si kosovo centriste jane pjesa me e madhe jane antishqiptar e pro Serbe dhe nuk duhen paragjykuar pasi kane bashkjetuar me shekuj me Serbet , perjashto ketu PDK parti e vertete Shqiptare dhe heroin Hashim Thaci te tjeret jane kosha plehrash

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      As vet vuqiqi me serbine nuk eshte gezuar me shume se mender me thane presednike osmanka dhe qenefi Ku ajo ushqehet, bile edhe vet millosheviqi te ishte ne pushtet sdo gezohej me shume sepse ai po si vuqiqi e donin Thaqin ne serbi qe te hakmerreshin ndaj tij ashtu siq ata duan dhe dijne, kurse jashtqitja osmanka e do Thaqin ne hage sepse i duhet pushteti qe ti qoje deshirat e tates se vet ne vend, qe kosova te rikthehet aty Ku ishte para 30 e ca vite me pare n'en pushtetin e serbise pra, prandaj edhe dekllarata e saj eshte ne te njejten linje me vuqiqin dhe sheshin.

      Përgjigjjuni
      1. a
        asan

        Kocevaret kan qene vetem me fjale kundra regjimit te Serbis,por me vepra ishin per te.Kame pase shume kosovare ne pune ne Zvicer ,qe shitnin burrni dhe patriotizem me fjale ,por kur takonin ndonje serbe beheshin krejt tjeter e shanjin H.Thaqin dhe lavderonin Rugoven,se ai ishte kundra luftes dhe i resperktonte serbet.Tash ne Kosov eshte ne pushtet kasta e nostalgjikeve te jugosllavis ,per te cilet lufta ishte cmenduri dhe ka ardhe koha te hakmerren.Cdo luftetar qe potencialisht mund te beje konkurenc ne politike eshte i prire te ndeshet me arsenalim antiuck te dizsjnuar nga udbashet e talentuar te osmanes,kurtos,gerdalles…..

        Përgjigjjuni
        1. z
          zgalem

          Fjalimi i z. Vjosa Osmani , kunder deshires se saj thote nje te vertet apsolute . Ajo pohon se Ashimi , ka kembengulur , qe te formohej gjykata speciale . Qenka tamam , kjo pune . Hashimi e dinte , qe ishte i paster ne luften tij clirimtare , ashtu sic , po vertetohet sot nga raporti fallco i Dik Martit . Z. vjosa, karikja ku je ulur ti , te kerkon te jeshe me ie sinqerte se vete sinqeriteti . Ka dhe rraste te tjera , qe i ke dredhur bisedat . C'do kotravajtje , qe keni me Hashimin , mbaeni midis veti . Shpifja ne te tilla poste , nuk eshte shpifje , por tradheti . . Zgalem

          Përgjigjjuni
          1. d
            drin

            Keshtu ndodh kur behen lopa presidente dhe gomari kryeministe, krijohet qeveria e kafsheve, kot nuk thone se jane te trashe.....

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ????????????????????????

              kjo osmani e ka bythen vetem per kare gomari

              Përgjigjjuni
              1. m
                meli

                Oj Vjose ti je bash Albini por i pare ne versionin mbrapsh!Je kopja e tij ,nuk e di e e ke kqyr vedin apo jo ndonjihere.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flakadani

                  Dosja e Ilir Metes dhe Salih Berishës në Shqipëri dhe të tjerëve tash u bë publike. Medet kur ti hap dosjet UDB - BIA, N. MIftari , SHIK-u, SIA Siguri i Russië dhe Francës etj për V. Osmani dhe A. Kurtit në Kosovë dhe të miqve dhe aleteve të tyre do përjetojmë befasin e madhe kur mësojmë se kush janë në të vërtetë. Dosjet për këta të katër dhe tjerë janë ajka një kazani të llumit njerëzor të mafisë ani kombëtare dhe ketë do na zbulojnë ata karakterin dhe qëllimin e tyre / që ne shumica në Kosovë i njohim/. Janë ata që po pështynë lartë dhe shpifën poshtërsisht ndaj njerëzve të ndershëm dhe Heronjve të UÇK e tash dhe në të ardhmen e tash po bije fytyrë.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje