Varhelyi për Shqipërinë dhe RMV-në: Kush ofron rezultate, anëtarësohet i pari në BE

26 Korrik 2022, 15:12Rajoni TEMA

Varhelyi për Shqipërinë dhe RMV-në: Kush ofron rezultate,

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer debatin rreth procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ka treguar nevojën për të përshpejtuar procedurat, në thelb të ndaluara nga Komisioni i mëparshëm.

Kështu tha komisioneri i Zgjerimit Olivér Várhelyi në një intervistë ekskluzive për “EURACTIV”.

Gjatë fjalës së tij u u ndal dhe tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilat zyrtarisht më 19 korrik hapën negociatat me Bashkimin Evropian.  Ai vuri në dukje se i gjithë procesi i zgjerimit është i bazuar në merita dhe tani gara është duke u zhvilluar, kushdo që jep i pari, duhet të ketë të drejtë të bashkohet i pari.

“Tani është momenti që duhet të punojmë shumë fort me vendet kandidate, në mënyrë që ata të mund të përshpejtojnë përgatitjet e tyre dhe integrimin e tyre real”.

Komentet e tij erdhën pasi udhëheqësit e BE-së në qershor i dhanë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus dhe shtetet anëtare në korrik ndezën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të vonuara gjatë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ndoshta është ndikimi i vetëm pozitiv i luftës së Rusisë në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit si dhe kapacitetin absorbues të BE-së”.

I pyetur nëse ai do të shihte ndonjë rrezik të pengesave të mëtejshme në linjë, Várhelyi tha se qëllimi ka qenë krijimi i “krijimit të kritereve të qarta, të drejta dhe transparente që janë gjithashtu të menaxhueshme dhe që mund të ndryshojnë vërtet negativizmin nga të dyja anët”.

 

 

3 Komente

  1. M
    Motivacioni qe afron BE-ja eshte i duhuri

    Punoni t'i afroheni Standarteve Europiane dhe Porta e Klubit hapet . Edhe pse bes Klubit nuk i kihet asnjiher . Shpresoj shume qe te mendojne vertet siedhe shprehen ,por e kam te veshtire te besoj sepse nga eksperienca dojme qe Europianet e kthejne si te duan Pllaken e Gramafonit , pa i ber asnji lloj pershtypje e injoruar gjithcka vet kan deklaruar me pare . - Megjithate i duhet tehn Flm , Grazie_ Danke_ "Mersi" dhe ne si shqiptare duhet te fokusohemi ne punen per te Ndertuar nji Shtet sipas Modelit Europian (nqs nuk na bejne perseri stikendsh e rrexojne pertoke si kto 30-vjet Loje te ndyre ) duke e filluar gjithcka nga Institucionet ,te cilat jane jashte cdo Norme te lejuar per nji Shtet

    Përgjigjjuni
    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Pedofilët nazi të BE-së, jo vetëm që i dhanë të drejtë raportit të Dick Martin por bënë dhe shtesa të reja, duke ju ndezur dritën jeshile agjenturave të tyre për një racizëm më të moderuar ndaj Shqipërisë. Jemi në dijeni të 13 kapitujve të 19 korrikut, por mendoj që me asnjërën nuk do merremi se na keni lodhur nga koka me statusin, heqjen e vizave, dhe së fundi çeljen e negociatave, ndaj 30 vite me këta tre formalitete ku shumë shtete të BE-së as që nuk dinë përse kërkohen.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrespekt F.thPD-se

        F.th.PD-se , diku ne nji X koment te kam keqkuptuar . Gjera qe na ndodhin te gjitheve ktu ne kte vorbull Kazani . / PARDON /

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje