Gërvalla: Deri në fund të vitit presim të aplikojmë për statusin kandidat të BE-së

26 Korrik 2022, 14:23Rajoni TEMA

Gërvalla: Deri në fund të vitit presim të aplikojmë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla njoftoi sot se janë duke bërë përgatitje që deri në fund të vitit të dorëzojnë aplikimin për statusin e vendit kandidat të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për media, Gërvalla tha se Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë, por se janë duke pritur momentin e përshtatshëm për ta dorëzuar aplikimin.

“Sa i përket aplikimit për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, mendojmë se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për këtë dhe do të presim deri në fund të vitit për të zgjedhur momentin e përshtatshëm, për ta dorëzuar aplikimin”, u shpreh kryediplomatja.


Më tej ajo deklaroi se do të punojnë intensivisht që një aplikim i tillë të jetë i suksesshëm. Mes tjerash, Gërvalla foli edhe për procedurat pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ne presim që procesi të mos zgjasë aq shumë sa ka zgjatur për disa vende të rajonit. Procesin e kemi të shëndetshëm dhe gëzon përkrahje politike nga një numër i madh i vendeve anëtare të KiE-së”, përfundoi ajo. 

8 Komente

  1. d
    durimi

    Kjo eshte inistrja ZGARDABALLA....

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teto Ollga

      Ha sa kom qesh pas deklarates se znj.Gerdalla!Kjo deklarate este per te genjyer nje popull te tere ne Kosove.Ne fakt Al Bini edhe mund ta avancoje si komedian i zoti qi ashte oj Gerdalle!Biles je e ngurueme se Ju mund ta merni edhe me perpara pa mbaruar vera.Hajd pra se urimin po ia la fundvitit !

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        Ha nje m.t ti bashke me Albinin tend. Ju njehere si qeveri as mos shpresoni per nje gje te tille. Eshte akoma shpejt. Largoni Vjosen dhe Albinin njehere pastaj shohim e bejme por me ngadale.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bardha

          Ku e gjeten kete degjenrate koqovaret

          Përgjigjjuni
          1. k
            kujtimi

            Keq me vjen, por deklarata te tilla nuk i ha as nje budalla i zakonshem e jo me nje popull. Turp per kete mender ministre e cila nuk e ka fare haberin e politikes e jo me ta drejtoje ate. Por me sa duket i intereson edhe kurtit nje debile e tille si ministre.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Firmat e themeluesve të PD-së 1991

              Do ja shesim Kosovës statusin tonë për 20 milion euro.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patrioti

                Hahahahaha Oj kare femer,po merrni nje here vizat se u bene 10 vjet qe europa sja u jep se e di qe jeni mall gabi

                Përgjigjjuni
                1. v
                  viron

                  Kjo eshte nje ministre kukull e pa afte nga ato qe idjoti Kurti i terheq zvare....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje