Politika vulgare

28 Korrik 2022, 21:30Rajoni Enver Robelli

Politika vulgare

Opozita ka te drejte, qe besa, meritat per keta 200 e kusur milionet qe SHBA-te po ia dhurojne Kosoves i takojne vetem - opozites.

Kesaj opozite i takon edhe merita qe SHBA-te ia paten shkurtuar perkrahjen financiare Kosoves per shkak te korrupsionit masiv qeveritar (atehere kjo opozite ishte ne pushtet).

Por nese ia nisim me parimin e rrahagjokesise se kush per çka ka merita, atehere: Hashim Thaçi vetem e ka lexuar deklaraten e pavaresise sepse idene e pavaresise e ka prezantuar Ibrahim Rugova ne fillim te viteve 90-te, por as Rugova nuk ka asnje merite sepse idene e Kosoves Republike e ka permendur ne fund te viteve 60-te prokurori Rezak Shala, e para tij Adem Demaçi, ama as ky s'ka merita sepse Hasan Prishtina angazhohej per nje shtet shqiptar me Ballkan, por, harrojeni edhe kete, Skenderbeu qe nisur ne vjeshten e vitit 1448 per te marre pjese Betejen e Dyte te Kosoves kunder osmaneve, por, siç ndodh shpesh ne historite e lavdishme shqiptare, edhe i lavdishmi Skenderbe nuk arriti ne fushebeteje sepse u kurthua ne disa ngaterresa lokale me bajraktare shqiptare gjate udhes per ne Fushe Kosove.

Megjithate, meritat per 200 e kusur milione dollaret e SHBA-ve per Kosoven i perkasin Skenderbeut, nese nuk proteston kali i tij.

2 Komente

  1. T
    Taulant

    Ti thua qe : Skenderbeu qe nisur ne vjeshten e vitit 1448 per te marre pjese Betejen e Dyte te Kosoves kunder osmaneve, por .... Per korrektesi Skenderbeu nuk u bllokua prej bajraktareve Shqiptar por prej princit Serb Brankovic qe ishte vasal i Turqeve. Motren e tij ja kishte dhuruar per nuse Sulltanit. Kur nuk njihni historin mos shkruani kot .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha

      Cari rrot belli

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje