
Është vendosur një barrikadë në fshatin Rudare në rrugën Mitrovicë – Zveçan – Leposaviq, thanë disa serbë të tubuar në barrikadimin e rrugëve, raportuan portalet lokale në Veri.
Më herët, në pjesën veriore të Mitrovicës, pak para orës 18:00 kanë rënë sirenat, ndërsa të gjitha dyqanet janë mbyllur, lajmëruan ata.
Pas tingëllimit të sirenës, në Rudar ka nisur grumbullim i banorëve të asaj zone.
Serbët nga barrikada i thanë agjensionit Srna se kamionë të ngarkuar me zhavorr ishin vendosur dhe se pesë autoambulanca ishin afër barrikadës.
Barrikada, thonë ata, është vendosur në “shenjë revolte dhe kundërshtimi” ndaj vendimit të paralajmëruar të Kosovës që nga mesnata të filloj reciprociteti për dokumente të identifikimit.
Në horizont edhe një aventurë e Vuçiq - Kurti kundër shqiptarëve dhe tash duhet me thirre KFOR me liruar rrugët. Kjo është qeverisja e Kurti - Osmani në favor të Serbisë sepse tash i duhet arsyetimi se për formimi i Asociacionit me komuna të serbëve në pjesën Veroi të Kosovës apo edhe ndoshta edhe ndarjen e saj por konflikt.
Bolsheviku vetefundosjes démagogu genjeu popullin naive duke instaluar nje lloje fryme marksiste-leninistin .Situata eshte e rrezikshme dhe favorizuese per Serbin nuk do te jete cudi qe Amerika te lejoje futjen e Serbise dhe nje lloje autonomie te zgjeruar per kosoven dhe mbylle kapitullin ku vendose Putinin ne pozite te veshtire . Putini arsyeton nderhyrjen ne Crimée e Donbase te njejte sic veproi Amerika me kosoven dhe ka te drejte nje rifutje e kosoves brenda Serbis e vendos Putini me shpatulla pas murit. Dikujt munde ti duket stupiditet po vizita e Bidonit te amerikes ne Arabi saudite kontrata e gazit qe europa firmosi me Azerbaïdjan vende diktatorial vizita ne Venezuel tregone qe nje krahine si kosove shitet shume shpejte per te rregulluar shume te tjera
Serbet mezi po e presin kete proteste per t’i ardhur ne ndihme Putinit . Ky i fundit mezi pret qe te kaloje vemendja diku tjeter perveç luftes se tij ne Ukrainë. Ndoshta duhet t’ia shpjegoj dikush edhe Kurtit kete gjë.