Po të ishte qëllim reciprociteti me Serbinë, do të aplikohej në tregti

31 Korrik 2022, 16:05Rajoni TEMA

Po të ishte qëllim reciprociteti me Serbinë, do të aplikohej

Po të ishte reciprociteti qëllimi i njëmendtë, atë të do ta manifestonin edhe në fushat e tjera shumë më vitale – si tregtia.

Kështu e vlerësoi kryetari i së majtës socialdemokrate, Dardan Molliqaj, vendimin e fundit të qeverisë për reciprocitet rreth targave dhe kartave të identifikimit personal me Serbinë.

Molliqaj një gjendje të tillë e emërtoi si “fetishizim të reciprociteit”.

“Kosova e vogël për ambiciet e mëdha të Kurtit”, konstatoi ai,

“Kur jemi te reciprociteti me Serbinë, pse jo në fushën e tregtisë?”, ishte kundërpyetja e Molliqajt. “Bilancin tregtar e kemi negativ. Importi nga Serbia vetëm sa është rritur”.

Ish-partiaku i kryeministrit, Dardan Molliqaj, konsideron se “sfondi prej nga kjo qeveri po performon parimësinë është i natyrës konfliktuoze”.

“Konfliktet e kontrolluara janë mashtrime me pasoja të pakontrollueshme”.

“Kryeministri tash ka vendosur që ta thjeshtëzojë nocionin e sovranitetit. E ka varur për dokumente kalimi, targash, e nesër kush e di në çka! Por, marrëveshje përfundimtare nuk ka”.

“Të paktën me këtë qasje. E për keqardhje është edhe opozita parlamentare, duke e mbështetur pa kritikë dhe të zënë në faj, një udhë pa krye që sjell rreziqe”.

Këto janë “elemente të vogla” përmes të cilave, sipas Molliqajt, “Kurti ka zgjedhur të ushtrojë pushtetin”. Të vogla, sipas tij, “në krahasim me madhësinë e marrëveshjes përfundimtare”.

“Prej nga ky zell për respektim afatesh në vlugun e bisedimeve? A e forcon ky hap pozicionin e Kosovës në negociata, apo pushtetin e Kurtit brenda?”, pyeti mes tjerash ai.

2 Komente

  1. V
    VVSPS

    E qëlluar z. Mulliqaj. Sa here pritet kinse do të arrihet përparim për ndonjë marrëveshje Kurti dhe Vuçiq dhe bëjnë maskaradë dhe shytohen pa fund zgjidhjet. Kjo është politika karkalecave në Serbi Vuçiq, Daçiq Vulin dhe në anë tjetër në Kosovë VV me Kurtin, Osmani është si kali që sillet rreth mullari.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VVSPS

      E qëlluar z. Mulliqaj. Sa here pritet kinse do të arrihet përparim për ndonjë marrëveshje Kurti dhe Vuçiq dhe bëjnë maskaradë dhe shytohen pa fund zgjidhjet. Kjo është politika karkalecave në Serbi Vuçiq, Daçiq Vulin dhe në anë tjetër në Kosovë VV me Kurtin, Osmani është si kali që sillet rreth mullari.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje