Një ditë para hyrjes në fuqi te reciprocitetit, për targat dhe për dokumentet e identifikimit të serbëve, në veri kanë nisur tensionet. Policia ka konfirmuar se janë dëgjuar të shtëna armësh, në drejtim të uniformave blu. Ndërkohë disa rrugë në veri të Mitrovicës në drejtim të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak janë bllokuar.
Menjëherë pas incidenteve ka reaguar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se ende pa filluar lëshimi i dokumenteve të hyrjes e daljes nga Kosova, strukturat ilegale serbe kanë bllokuar rrugët dhe kanë nisur trazirat.
“Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.”
Gjithashtu Kurti ka bërë me dije se ditët në vijim do të jenë sfiduese.
“Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit.”
Ndërkohë që ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se mbështet reciprocitetin dhe se vendosja e ketyre masave me Serbinë është e drejtë dhe e bazuar në ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare.
Nga 1 gushti, të gjithë serbët që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal.
Ndërkaq, nga e hena po ashtu të gjithë qytetarët që kanë makina me targa me emra të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të duhet ti riregjistrojnë ato me targat RKS.
Hajde Albin Kurti, dili zot vatanit. Eshtë lehtë të bëhesh kryeministër por, është vështirë të jesh kryeministër. Bashkëpunimi me Edi Ramën nuk të pëlqen, kërko ndihmën e miqve të ngushtë në Tiranë, Sali Berishoviç dhe Ilir Metoviç. Ke edhe Vjosën në krah, Mos u tremb he burrë!
Ravo Geri, keto qe shkruan per lala Gjonin jane me se te verta, dhe populli di 100 here me shume cfare ti permed me larte. I madhi Sabri Godo i tha se keto qe po ben ti nuk i lane dot as dhe nje oqan, kurse vete Lala Gjoni betohet se po te me gjeni edhe nje gje me te vogel qe une kam bere gabim do te hidhem nga shkembi i Micanit dhe do te behem copa copa. SPAKU qe zbriti nga Planeti Mars me te degjuar kete deklarate u step , u bind plotesisht dhe pranoj se ky njeri eshte i zotit , ska zot qe ta prek.
Cna cate trapin me keto lajme. Ne mut te shkojne te gjithe Doni lufte? Koken te hani e na lini rehat
Nderkohe kur Politikanet ne Kosove Tradhetonin e futnin ne Gracke ke Nderkombetaret njeri -Tjetrit - per te kapur Pushtetin ne Kosove - duke burgosur njeri -tjetrin . Idiotet si Kurti etj kujtuan se duke bashkpunuar me Serbin ,ai do t'i kurseje ata dhe idiotesia me e madhe ishte se ndiheshin gjasme te siguruar nga Forcat Nderkombetare si KFOR etj - kundra Serbis . Ne gjithe kto Vite ,Pushtetaret e Kosoves nuk diten te bashkrendojne vperimet - te bejne gjithcka per te fuqizuar dominimin e Mitrovices duke krjuar atje nji Keshill Kombetare Kosovare dhe Grupe te Gatshem te pregatitur dhe te stervitur se si duhet te Reagojne ne Situacione te ndryshme duke i mbajtur ne cdo rast ne Shah - sulmet serbe . Dhe ja se si e peson kur je idiot dhe nuk mendon fare per vendin por per t'ja futur vllai - vllait -vjen njni dite dhe ta shkerdhen i Huaji .