Deputeti ukrainas: Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Trupat tona janë gati të veprojnë në terren

1 Gusht 2022, 11:11Rajoni TEMA

Deputeti ukrainas: Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të

Oleksiy Goncharenko, deputet ukrainas dhe anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës.

Goncharenko ka shkruar se Ukraina duhet t’i mbrojë kosovarët “nëse Serbia e pushton Kosovën”.

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës i Putinit në Europë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko.

Sipas tij, Kosova po vjen në realitetin ku Ukraina jeton tash e 5 muaj.

“Realiteti në të cilin jeton gjithë Ukraina për 5 muaj erdhi në Kosovë. Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota t’i ndalonte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, shkroi Goncharenko.

3 Komente

  1. J
    Jorgo

    Shume e vertete, po hajde fol me keta "europianistet" pordhace, qe luften e kan pare vetem ne filma

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stepani

      Nuk ka Kosova nevoje per ushtare ukrainas, por per njohjen e saj si shtet i pavarur. Keshtu qe mbaji keto deklarata pa permbajtje per vete dhe shko thuaji Zhelenskit te njohe pavaresine e kosoves.

      Përgjigjjuni
      1. p
        popull

        Bravo deputeto,nderhy tek ajo qeveria jote e mutit per njohjen e Kosoves

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje