A do ta njohë Spanja pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet kryeministri spanjoll

1 Gusht 2022, 11:18Rajoni TEMA

A do ta njohë Spanja pavarësinë e Kosovës? Ja si

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ndodhet në Tiranë, ku po mban një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. I pyetur nëse Spanja do ta njohë paravërsinë e Kosovës, Sanchez shpreh se qeveria spanjolle nuk e njeh Kosovën pasi e konsiderojnë se është shkelur e drejta Ndërkombëtare.

“Unë mendoj që miqtë e mirë, sic është Shqipëria dhe Spanja mund të kenë edhe mosmarrëveshje. Këtë gje e kemi sepse mendojmë që një deklaratë e nje3anshme për pavarësi, ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi.

Këtë e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar. Këtë nuk e ndajmë me Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi në krahun tuaj. Ne nxisim dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Edhe miqtë e mirë mund të kenë kontradiktat e tyre”, tha kryeministri i Spanjës.


Nga ana tjetër, Rama reagoi duke thënë se  mendon të kundërtën, ndërsa shtoi se është në të drejtën e homologut të tij që të nxjerrë konkluzione ekstreme.

“Ju jeni të të drejtën tuaj të nxirrni konkluzione ekstreme, unë ju them se e kundërta është e vërtetë. Ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës, bazuar në Marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Sebrisë në Bruksel nuk është një e drejtë, por është një detyrë e institucioneve të Kosovës.

Unë mbështes qeverinë e Kosovës dhe i mbështes autoritetet në Kosovë që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Nuk kam asnjë dilemë për këtë. E përgëzoj kryeministrin e Kosovës për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve që sugjeruan një shtyrje 30 ditore, jo për të ndryshuar marrëveshjen por për ti dhënë kohës për tu sqaruar dhe kur marrëveshja të hyjë në fuqi mos ketë probleme”, u përgjigj Rama.

 

8 Komente

  1. P
    Petro Sanco Panco

    Ne kete pike, Piktori, duhet t'i kishte kujtuar qe vendimi i Gjykates Nderkomberate te Drejtesise thote shume qarte qe shpallja e pavaresise se Kosoves nuk e shkeli te drejten nderkomberate. Pedroja te pakten te kishte gjetur ndonje arsye tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Ju kam thene qe ne kemi kryeminister LEGEN.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Universi shprsa ime

        Spanja që ka bër aq shum krime plaçkitje e shfarrosje në Amerikën Latine prisni që tju njohi ? Spanja esht më e thjesht të shperbehet fare.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Universi shprsa ime

          Spanja me politiken e saj esht hapur Kundra Kosovës.. kan Kalu e kan ndru aq qeverira por askush nuk ka kerkuar falje per genocidin në American latine. Spanjollët rac muti.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti

            Bravo Rama,je i vetmi kryeminister shqiptar qe mendon per kombin tone e jo si keta bythshkerdhyerit e tjere Sali,Ilir,Nano,Albin e Vjollca shellina

            Përgjigjjuni
            1. G
              GEZUAR BAFTAJAR

              Bravo Gjigande

              Përgjigjjuni
              1. G
                GEZUAR BAFTAJAR

                Bravo Gjigande

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbër

                  Spanja ka hallin e Katalonjës së vet, se nuk i plasi për Serbinë .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje