Lideri çeçen i kërkon shqiptarëve të largojnë NATO-n nga Kosova: Do të keni pasoja të mjerueshme

1 Gusht 2022, 11:48Rajoni TEMA

Lideri çeçen i kërkon shqiptarëve të largojnë

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë ka akuzuar NATO-n për tensionimin e situatës në veri të Kosovës. Kadyrov përmes një reagimi në Telegram tha se e njeh mirë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe se beson se ai “e kupton shumë mirë se çfarë është NATO”.

“Kjo është një situatë shumë komplekse në të cilën ekziston një palë e tretë e nxitësve – NATO. Serbia është një vend që mbështeti hapur Rusinë në luftën kundër nazizmit dhe satanizmit në Ukrainë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, të cilin unë e njoh mirë, e kupton shumë mirë se çfarë është NATO dhe çfarë metodash përdor aleanca për të nxitur konflikte”, shkruan Kadyrov.

Ai thotë se NATO “po përpiqet t’i korruptojë vendet me vlera tradicionale në një tufë njerëzish të ligj me instinkt kafshësh pa fe dhe nder”. “Djali” çeçen i Putinit ia qau hallin “popullit mysliman të Kosovës”, duke thënë se për ta pasojat “do të jenë të mjerueshme”, përcjell Express.


“NATO tashmë deklaron gatishmërinë luftarake dhe tërheq forcat e saj deri në kufi. Në rast të armiqësive, pasojat për popullin mysliman të Kosovës do të jenë të mjerueshme, pavarësisht nga përfundimi. Po, do të ketë një fitues – e ashtuquajtura Europa progresive. Ndërsa Ballkani do të luftojë, i gjithë Perëndimi do të qëndrojë prapa dhe do të japë fishekë, por do të jetojë në paqe, duke protestuar herë pas here kundër shkeljes së të drejtave të satanistëve, duke diktuar prioritetet e tyre në botë”, ka shkruar Kadyrov.

Duke e lidhur gjithçka me “satanizmin”, ai pati një thirrje për shqiptarët dhe serbët.

“U bëj thirrje serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që ta largojnë Iblisin e NATO-s nga ekuacioni dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre”, shkroi ai.

Kadyrov, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe titullin e gjeneralmajorit në Gardën Kombëtare të Rusisë, raportohet të ketë dërguar rreth 10 mijë trupa nga shteti i tij në Ukrainë, për t’i ndihmuar rusët në pushtimin e vendit fqinj.

Kadyrov, i cili në të shkuarën ka luftuar kundër dhe në krah të Rusisë në luftërat në Çeçeni, njihet për brutalitetin dhe sundimin me dorë të hekurt në vendin e tij, ku mendohet se ka kryer edhe ekzekutime pa vendime gjykate.

5 Komente

  1. b
    bel

    te paren hidhe ne surrel, te dyten te shpia sales edhe te treten te likja

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ledi

      Te katerten, diten e enjte ne parlament. Pastaj te tjerat me rradhe neper ministri e bashki e komuna. Shpite ki kujdes se skan faj robt

      Përgjigjjuni
    2. H
      Humor Cercenie i papare ndonjiher !

      Po merru njiher me ato shtet qe ke ne kufi me Rusin o Cecenak ,Kosova eshte shume larg jush dhe nu ka ndermend te pushtoje asnji hahahahaa -e ben Politiken lesh Cerceni

      Përgjigjjuni
      1. k
        km

        Lideri Qen-qen(ndaj quhen ce-cen),kercenon se do Ka bejne si ...Stalinit,kur tre divizione qenqensh,iu dorzian Hitlerit dhe i hapen rruge pushtimit. Ham-ham -ham o lider qenqensh

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cecen or legen

          Cfare kafshe!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje