Kurti: I bëjmë thirrje BE-së që ta dënojnë dhunën e bandave kriminale nga Beogradi, nëntë barrikada janë ende në veri

1 Gusht 2022, 13:57Rajoni TEMA

Kurti: I bëjmë thirrje BE-së që ta dënojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria do të vazhdojë me fushatë e informimit për gjithë qytetarët për targat, derisa ka theksuar se janë 9 barrikada në veri dhe ‘’presim që ato të hiqet gjatë ditës, të gjitha masat tona janë për ligjshmëri dhe kushtetutshmëri’’.

‘’Qeveria e përsërit zotimin që në momentin kur hiqet barrikadat dhe vendoset liria e plotë në të gjitha rrugët atje shtyhet vendimi i Qeverisë’’, tha Kurti gjatë një konference për media.

Ai ka thënë se "e kuptojmë brengën e faktorëve ndërkombëtar, prandaj kemi shprehur gatishmërinë që zbatimi të shtyhet më 1 shtator, kur të hiqen barrikadat’’.

“Në veçanti e çmoj lartë përkushtimin e ambasadorit amerikan i cili i shqetësuar sikurse ne kontribuoi shumë mbrëmë për zbutjen e gjendjes gjithnjë duke mbështetur shtetin dhe qeverinë tonë, vendimet e qëndrimet tona”, tha Kurti.

”Nuk është e lehtë për shtetin tonë pasi ato i mbështet i tërë aparati shtetëror i fqinjit tonë verior. Fatmirësisht nuk ka të plagosur me armë zjarri siç u lajmërua rrejshëm”, ka shtuar Kurti.

Por, Kurti ka theksuar se nuk do ta lejojnë destabilizim e vendit.

‘’I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar dhe BE-së që të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale që janë të financuara nga Beogradi’’.

Kurti ka falënderuar policinë e Kosovës për profesionalizmin e lartë, duke shtuar se ‘’angazhimi i tyre është sigurua e jonë’’.

 

Lini një Përgjigje