Pendohet rëndë dhe kërkon falje zyrtari serb pasi kërkoi "denazifikim të Ballkanit": I shkaktova shumë telashe Vuçiçit

1 Gusht 2022, 12:29Rajoni TEMA

Pendohet rëndë dhe kërkon falje zyrtari serb pasi kërkoi

“I shkaktova shumë probleme Vuçiçit dhe u kërkoj falje të gjithëve” u shpreh zyrtari i lartë i SNS-së dhe deputeti në parlamentin serb, Vladimir Gjukanoviç.

Kjo pasi hiç më larg se një ditë më parë tha se “Serbia do të detyrohe të denazifikojë Ballkanin”, ndaj së cilës thirrje pati reagime të ashpra për një fjalor të tillë që Kremlini e përdori për si pretekst për të pushtuar Ukrainën.

“Veprova si një person tmerrësisht i papërgjegjshëm”, tha bashkëpartiaku i Aleksandër Vuçiç, derisa shtoi se cicërimën në Twitter “e shkrova pak a shumë si shaka”.

“Por i shkaktova telashe të mëdha Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”.

“Është obligim të kërkoj falje këtu para tërë publikut. E pranoj që isha tmerrësisht i papërgjegjshëm”, i tha ai televizionit Pink.

“Gabimi im i tmerrshëm është papërgjegjësia ime. Tani duhet të jemi plotësisht të përgjegjshëm, duhet të dëgjojmë plotësisht udhëheqjen shtetërore dhe të përpiqemi të parandalojmë konfliktet”, tha Gjukanoviç.

Çfarë tha zyrtari serb të dielen?

“Gjithçka më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja ta kisha gabim”.

Me një fjalor të tillë të Kremlinit, Zyrtari i lartë i Partisë Përparimtare Serbe që udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiç, njëherit edhe deputet në parlamentin serb, Vlladimir Gjukanoviç, i është referuar Ballkanit.

Krejt kjo pas adresimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media rreth ndalimit të targave ilegale serbe “KM, etj” nga Qeveria e Kosovës, si dhe ndalesës që iu bë presidentit serb për të udhëtuar në Jasenovac të Kroacisë.

Fjalën “denazifikim” e ka përdorur qysh nga 24 shkurti presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, për të justifikuar të ashtuquajturin “operacion special ushtarak për të denazifikuar” Ukrainën, në agresionin më brutal dhe më të pajustifikueshëm ndaj sovranitetin dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndaj së cilës bota perëndimore ka reaguar duke e izoluar ekonomikisht Rusinë.

Gjatë gjithë shekullit të kaluar, Moska ka përdorur vazhdimisht “denazifikimin” si një arsye gjoja legjitime për të pushtuar vendet që dëshiron të kontrollojë.

Përmes këtij termi Kremlini brenda Rusisë ka synuar krijojë përfytyrime për çdo shtet si armik në një mënyrë që ka ndikim emocionalisht për qytetarin mesatar rus.

“Denazifikimi” mbetet një mjet i fuqishëm i politikës së jashtme të Rusisë për të synuar të justifikojë agresionet e saj të pajustifikueshme ndaj vendeve fqinje.

3 Komente

  1. J
    Janullatos arxidoglyftis

    nje lekure nxire kerkon de-nazifikimin e ballkanit !?!?!? Paradoksale

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sala

      Te shkaperdhefte kina bythen me mut o rrot kari qe ke fjalorin me banal sa dhe vete je!

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jane berbuar

      Serbet jetojne ne mesjete. Duan vetem lufte. Mesa duket, do hane nje hu tjeter ne bythe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje