Vuçiç: Lufta më e vështirë në javët dhe muajt në vazhdim, por Serbia do të fitojë

1 Gusht 2022, 14:07Rajoni TEMA

Vuçiç: Lufta më e vështirë në javët dhe

Pas njoftimit të qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për masat e reciprocitetit, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se lufta më e vështirë politike është përpara, në javët dhe muajt e ardhshëm.  

Ai falenderoi serbët në Kosovë për vetëpërmbajtjen e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, dhe po ashtu Ministrinë e Jashtme ruse për reagimin.

“Po punojmë për qetësim të situatës. Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”, the Vuçiç gjatë një interviste për televizionet vendase.  

Ai deklaroi se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsilloviç, është takuar me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe se kanë shkëmbyer informacione, pasi, siç tha, gjatë mbrëmjes ka pasur shumë dezinformata.
Presidenti i Serbisë, po ashtu theksoi se pret që situata të shtensionohet në vazhdim. 

3 Komente

  1. R
    Rrofte Amerika po do fitoshe si milloshi

    Po po do fitoshe? Kjo mua më duhet propagande si propaganda e Saliut dhe like spiunit. Edhe keta thone se do fitone sa të Ken me veti Kavajen dhe Shijakun. Pavarsishte se ti ke Putini, Erdogani dhe shume vende të Lindjes që të perkrahin por Kure do Amerika ju thyen hundet të gjithve

    1. L
      Lloji

      Te pershperiten ate fjalen magjike te veshi o Vuçiç, jo se ti je toletant, por te dogji shuuum “ai” llafi i aleateve Shqipetar dhe armiqt e tu e te Albinit, dhe kjo shifet qarte…. Ne rastin e dyte ti do pije kafe me koh ne Sarande..

      1. V
        Vetfundosje e mullah omari

        Jam i bindur 100000 % qe Vucic do fitoje ne koqevari behet politik si ne odat e cajit .Bibini eshte megalloman

        Lini një Përgjigje