"Mbrëmë ishim në prag të konflikteve të rënda", Serbia reagon sërish: Forcat Speciale të Kurtit kishin plan të pushtonin Veriun e Kosovës

1 Gusht 2022, 17:30Rajoni TEMA

"Mbrëmë ishim në prag të konflikteve të

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka deklaruar se mbrëmë rajoni ishte “në prag të një konflikti serioz”.

Petkoviç e drejtoi gishtin nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur atë si “kërcënim për serbët”. Këto fjalë Petkoviq i tha në një konferencë për media bashkë me kryetarin e Listës Serbe dhe ministrin për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.


“A e kuptoni se ne ishim fjalë për fjalë në prag të një konflikti serioz mbrëmë?”, tha ai. Petkoviç shtoi se plani i njësive speciale të Policisë së Kosovës ka qenë ‘pushtimi’ i veriut të Kosovës gjatë natës.

 

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    keta serbet jane te papame se si mundet nje vend te pushtoje nje pjese te territorit te vet kete vetem klyshat e rusise ne Balklkan serb e grek e dine dhe kane edhe guximin e paturpesine ta thone publikisht

    1. A
      Atdheu

      Ai teritor eshte i Kosoves, ai mund te pushtoj Kosova Kosoven?

      Lini një Përgjigje