Përplasja Kosovë-Serbi, anën e kujt mban Kadyrov?

1 Gusht 2022, 21:20Rajoni TEMA

Përplasja Kosovë-Serbi, anën e kujt mban Kadyrov?

Ramzan Kadyrov, lideri çeçen dhe një nga njerëzit e afërt me presidentin rus Vladimir Putin, tha se po monitoronte situatën në Kosovë.

Ai thotë se situata në Kosovë është shumë komplekse, dhe se në të ka edhe një palë të tretë – atë të nxitësve. Kadyrov akuzoi NATO-n për këtë.

“Në këtë çështje nuk është e mundur të anosh as nga serbët dhe as nga kosovarët. Por ka një qëndrim të qartë dhe të vetëm që të dy duhet të mbajnë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me fenë”, tha Kadyrov.

Ai vuri në dukje se Serbia e mbështeti hapur Rusinë “në luftën kundër nazizmit dhe satanizmit në Ukrainë”.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e njoh mirë, e kupton shumë mirë se çfarë është NATO dhe çfarë metodash përdor për të nxitur konflikte. E gjithë NATO po përpiqet të korruptojë vendet me vlera tradicionale në një tufë njerëzish të këqij pa besim dhe nder. Aleatët perëndimorë, duke kuptuar se planet e tyre po dështonin në Ukrainë, vendosën të luftojnë kundër shërimit të plagëve në Ballkan.

Është edhe më fyese që në njërën anë, të cilën NATO po e nxit, janë muslimanët kosovarë. Arsyeja zyrtare e konfliktit është aq qesharake dhe banale sa nuk ka dyshim për ndërhyrje nga jashtë. Përpara se të dyja palët të kenë kohë për të diskutuar ndonjë gjë, NATO tashmë po deklaron gatishmërinë luftarake dhe po tërheq forcat e saj në kufi. Ndërsa Ballkani po lufton me njëri-tjetrin, Perëndimi do t’i japë armë dhe do të jetojë në paqe. Mbani mend, është në avantazhin e Satanait të vendosë besimtarët kundër njëri-tjetrit nën çdo pretekst”, thotë ai.

Sipas tij, zgjidhja për Kosovën është “refuzimi i intervencionimit të NATO-s”.

“Atëherë do të ketë një kuptim të problemit dhe zgjidhjes së tij. Ka shembuj t shkëlqyer të bashkëjetesës së njerëzve të feve dhe kombësive të ndryshme. Por nuk ka shembuj të bashkëjetesës së mirë me ndërhyrësit e NATO-s”, tha Kadyrov.

Gjithsesi, deklarimet e tij duhet marrë me rezervë, pasi lideri çeçen nuk gjen përkrahje as në vetë Çeçinë e tij as në botën islame lidhur me besnikërinë e tij ndaj Putinit në luftën ndaj Ukrainës.

Gjithashtu, Rusia nuk po e ka pushtuar Ukrainën në emër të vlerave konservatore e as ka mbajtur në histori ndonjë flamur vlerash tradicionale. Ajo po tenton të përballet me Perëndimin me kompeksin e inferioritetit dhe ndenjën e madhështisë së komb, ku e vetmja gjë që trashëgon janë ambiciet tradicionale për pol kryesor në zhvillimet globale, nisur nga supremacia territoriale. Në këtë aspekt, një prej armiqve të saj tradicionalë është dhe Turqia muslimane, pasi ëndrra cariste ruse është marrja me çdokusht e Stambollit për të kontrolluar “çelësat e botës” që janë në këtë pikë të globit dhe që i posedon pra Turqia.

Kështu që Kadyrov thjesht sajon një kredo morale të Rusisë për luftrat e saj, të cilën kurrë nuk e ka patur. 

9 Komente

  1. e
    erdomuti

    anen e mutit mahmutit erdomutit iranit stanit islamit zefirit qafirit e islamikeve te dhjere me profetin pedofil.

    1. H
      Haha mire Erdogani po tani na doli Ramzani vellai

      Po mire e Ka ky Ramzani se pse shume Turqe shqip foles si në Kosove si në Shqiprie jane si KY muslimane dhe jene vllezer me të Haha edhe Ramzani Po ju jep Mende se si duhet të veprone Turqit shqip foles e foret gallate fare. Mire Erdogani se Erdogani dhe Turqine e kane Zotin e tyre pore tani na doli edhe Ramzani Vella me ta

      1. ?
        ????????????????????????

        fuck you mother fucker who are you to coment on dardania scumbag go way mother fucker

        1. B
          Baliu

          Mbane anen e pronarit te vet - Vodka Putin.

          1. a
            anti25642654censurë

            të kujtdo që të mbajë,ai është ndyrësirë!! kriminel muti!! ky qen ka vrarë popullin e vet,e jo më të tjerët!! qiji robt ndyrësirës së mutit!! kafshë pune e putinit!!

            1. A
              Atdheu

              Ik mer sylesh, do na shpjegosh ti situaten ne Kosove.

              1. S
                Shqiptari

                Kadyrov eshte nje tradhetar si Sala yne!

                1. K
                  KORAB

                  KAKADIROV??????? CFARE ESHETE E CFARE ROLI KA KY MENDERI MJEKERBITH??????

                  1. B
                    Bashkimi

                    O, mjekrrosh ISIS-o - çetnik, ruso - myslimanë. Keni qenë edhe në Kosovë por ikët si pleshtat nga UÇK dhe NATO. Nëse ua pi sorra mendjen ejani përsëri por kësja here faktori shqiptar dhe ai demokratik i botës nuk do t'iu lejoji të kthehenei të gjallë. Çfarë myslimani jeni ju që vritni njrëz të pafajshëm në atdheun tyre për interesa ruso - ortodokse . O terrorist ISIS, i pa din i pa iman, je vetë satani fashist e kriminel si ttë gjitha ta që vrisni njerëz të pafajshëm. TURP vafsh në ferrë me gjithë ata kriminelt si tiqë jeni gjithçka e keqja e kësaj bote.

                    Lini një Përgjigje