Baton Haxhiu: Albin Kurti duhet të japë dorëheqjen, brenda 24 orëve shkeli vendimin e vet

2 Gusht 2022, 09:37Rajoni TEMA

Baton Haxhiu: Albin Kurti duhet të japë dorëheqjen, brenda 24

Për analistin Baton Haxhiu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet së paku të japë dorëheqjen, pasi shkeli vendimin për reciprocitetin me Serbinë, brenda 24 orëve nga fillimi i tensioneve në veri.

Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Haxhiu u shpreh se Kurti nuk mund të vendosë në emër të popullit të Kosovës dhe më pas ta shkelë vendimin.

“Nëse merr vendim, atëherë ti je shtet dhe duhet të ruash sovranitetin dhe vendimet e një shteti. Nuk mundesh sot të vendosesh në emër të popullit të Kosovës dhe pastaj pas një kohe të vendosësh se ai vendim ishte i gabuar ose i shpejtë.

Brenda 24 orëve e shkel vendimin e vetë, një kryeministër duhet të ikë nga posti i tij nëse është kaq i papërgjegjshëm. 

Dorëheqja është më e pakta që duhet ta bëjë një kryeministër i tillë. Të kërkonte falje dhe ta çonte vendin në zgjedhje”, theksoi ai.

Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator, pas tensioneve me serbët e Veriut.

4 Komente

  1. X
    Xhoni from US

    O fis derrrr, o antishqiptar o faqezi dhe lepires i kockackave te serbise. Eshte marreveshje qe eshte bere kohe me pare dhe serbia nuk do ta zbatoje edhe pse e ka firmosur! o njeri i paftyre! Antishqiptar me pashaporte shqiptare.

    1. P
      Populli

      O Baton,më mirë shko jepi dorën Salih Berishës,siç ke thënë që do ta përgëzosh,mos u merr me politikën e Kosovës dhe të Shqipërisë,se ka të tjerë,siç është NATO apo Amerika që merret me këto punë.Ti është mirë të merresh dhe me atë rrogën 17000 € që merr çdo muaj,se mos të humbasin dhe ato,se jo gjithmonë lumi sjell gurë,por sjell dhe drurë.

      1. V
        Vladimir

        Eh, more Baton! Kur gabon, qortoje Kurtin si analist, por kur vepron urtesisht, vleresoje. Urime Kurtit per kete levizje te zgjuar. Asnje harbim e asnje nxitim nuk ju lejohet shqiptareve, sepse paqja, rruget e hapura, marrdheniet europiane ne Ballkan, na duhen ne. Vleresoj maksimalisht qendrimin e Rames per marredheniet me fqinjet dhe 4 lirite e Ballkanit te hapur. Hapja dhe jo mbyllja, paqja dhe jo lufta, toleranca dhe jo intoleranca, respektimi i fqinjeve dhe jo provokimet, na garantojne ne nje te ardhme ta madhe, ku shqiptaret me zotesite e tyre te njohura do te kene te garantuar familjet, punen, biznesin, pavaresisht nga kufijte. Shiko larg, miku im dhe thuaja nje fjale te mire Kurtit, e meriton.

        1. v
          vang

          nuk jam aspak ne mbrojtje te Kurtit pot Batoni flet ne ajer.Sa here Vucic ben ngacmime ne veri do hidhet ne lufte Kosova? BUKUR KESHILLOKE ZOTROTE.Fjalet qe u thane gjeneralet e NATO-s mjaftojne.TI cfare po trgon ?Patriotizem?

          Lini një Përgjigje