Kreu i Republikanëve në Serbi e quan Vuçiçin palaço: Dil e thuaji serbëve si të paralajmëruan gjeneralët e NATO-s se si do e rrafshojnë Serbinë nëse sulmon Kosovën

2 Gusht 2022, 09:14Rajoni TEMA

Kreu i Republikanëve në Serbi e quan Vuçiçin

Drejtuesi i Partisë Republikane në Serbi ka reaguar fort ndaj veprimeve të Aleksandër Vuçiçit në lidhje me tensionet në veri të Kosovës duke e quajtur kloun.

Nikola Sandulovic thotë se Vuçiç u tërhoqë pas paraljmërimeve të gjeneralëve të NATO-s për ata serbë nëse ndërhynin në Kosovë.

“Ku u fshehe tani Aleksandër Vuçiç, klloun i përbashkët dhe jo Komandant!

Pse nuk thërrisni konferencë shtypi tani dhe t’i tregoni Serbisë çka i thanë gjeneralët e NATO-s mbrëmë “gjeneralëve” tuaj serbë?!

Pse nuk thoni ju që ju kanë thëne nëse shkoni me ushtri në Kosovë, e nxjerrin Serbinë nga toka e ajri?!

Për shkakun tuaj, kokës tënde të çmendur dhe gjuhës së droguar!

Dil tani klloun suprem dhe tregoni para Serbisë në edicionin tuaj të vërtetë frikacak, e jo të na frenoni e të na hidhni hi syve në Serbi me mediat e Gebelsit!”-shkruan Sandulovic.

Më tej kreu i republikanëve në një postim tjetër në Twitter, shkruan se Perëndimi ka kuptuar taktikat e Vuçiçit për përshkallëzim dhe për këtë e cilësoi si faktor destabiliteti në Ballkan. Më tej ai falënderon kryeministrin e Kosovës dhe Ambasadën amerikane për qetësimin e tensioneve.

“Taktika e Vuçiçit për përshkallëzimin e konfliktit dhe më pas de-përshkallëzimin e tij nuk funksionon më në Perëndim. Perëndimi e kuptoi absolutisht se me kë kishte të bënte dhe me mjeshtëri e shënoi si faktor destabiliteti në Ballkan.

Urime Kurtit dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë për qetësimin e tensioneve”-shkruan Sandulovic.

13 Komente

  1. F
    Franci

    Nuk jane per tu mare per kapital , dhe nuk perbejne per ne lajme pozitive , kane ide te ndryshme mbi drejtimin dhe udheheqien e Serbise , ama kane emerues te perbashket per sa i perket kosoves ....me thjesht , nxjerin syte e njeri tjetrit ne lufte per te haritur ne krye te Serbise dhe jane bashke kur behet fjala per Kosoven .......kaq e thjeshte eshte

    1. R
      Raimond vlonjati

      Ja pra qe paska edhe politikane serioze ne Serbi, por natyrisht nuk ehste vellai i Rames, Vucic, i cili eshte nje armik i eger i Shqiptareve, ashtu si eshte edhe hajduti EDI RAMA

    2. K
      Kol

      Paska ne Serbi politikan realist, nuk qenkan gjithe klloun. Paska njerez qe duan te jetojne ne harmoni dhe liri. Njerez me kembe ne toke dhe duan prosperitet per popullin e vet. Respekte Nikola Sandulovic!

      1. K
        Kozi

        paska edhe njerez te sakte ne serbi

        1. F
          Fisnik

          Natyrisht që ka! Por me këta nuk kontaktojnë qeveritarët dhe mediat e Shqipërisë. Partia Republikane e Serbisë e njeh pavarësinë e Kosovës. E çuditshme pse këta njerëz injorohen në Shqipëri në vend se të promovohen si njerëz të paqes.

        2. S
          Spak

          Nuk ka sot vetem Vucic gabime! Inferioriteti i Kurtit dhe Osmanit e ben gjendjen te tille! Sot, ne Ballkan duhen harruar dalengadale armiqesite e vjetra! Kuptohen nuk eshte e lehte bile shume e veshtire,por duhet filluar!Kurti thote te na njohe serbija me pare e pastaj ulemi ne tavoline! Po ku eshte ndryshimi? urrejtja eshte aty! Qyteterohuni o Kombi im!

          1. T
            Taqka

            koqe kandari

          2. T
            Te lumte por…

            Behet fjale per parti te vogel qe nuk ka asnje deputet ne parlament. Nga sa lexoj, ky Sandulovic qenka edhe pro njohjes se pavaresise se Kosoves dhe ka kerkuar falje per krimet e kryera nga serbet ne Kosove. Fatkeqesisht, qendrime te tilla, te drejta dhe te guximshme, jane shume te rralla ne Serbi.

            1. J
              Jorgo

              Kete nuk e le Rusia kurre te vije ne qeveri , sa kohe ka kthetrat e veta ne Beograd... Bravo Nikoll

              1. S
                Shqiptari

                Edhe Tito ishte kunder rusis dhe pro perendimit , kta kan mar mbrapsh i dalt per hajer .

                1. L
                  Luli

                  Tito ishte vertet pro perendimor, po ishte kroat, i krishter, dhe drejtonte nje jugosllavi shume kombeshe. Ky eshte puro serb, sllav dhe ortodoks, i rritur ne kohen e Milloshdvicit, me urrejtje ndaj shqiptarve, prandaj eshte pro rus.

                  1. F
                    Fisnik

                    I nderuar, Tito ishte ateist, nga familje katolike. Përndryshe, edhe ortodoksët janë të krishterë sikurse edhe protestantët (evangjelistët).

                2. p
                  pyetje (jo retorike), per ...patrikaret shqipkare

                  e verteta lakuriq, njehere e pergjithmone per krijesen "njeri" te galaktikes..idiote te rruges se qumshtit - po pse, nuk kane kaq lidhje ukrainasit me ruset, usa me meksiken, irani me sauditet, iraku me turqit, honkongu me kinen meme, tajvani po me kinen, sa c,kane koqevaret me shqipkaret ???.... pastaj, diskutojme per vucicrat e sandulovicrat, per naton paqesore ose naton xhandar te planetit (ose te galaksise), etj etj etj, te kesaj natyre .

                  Lini një Përgjigje