Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, akuzoi Bashkimin Evropian dhe Uashingtonin se qëndrojnë pas konfliktit midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi sipas tij, “ata përfitojnë nga tensionet në Ballkan”.
Ambasadori rus theksoi për televizionin rus Soloviev se pas provokimeve në Kosovë qëndron Prishtina dhe pas saj qëndrojnë SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, e cili në kundërshtim me interesat e veta po ndjek udhëzimet e Uashingtonit.
“Uashingtoni përfiton nga një konflikt i zjarrtë, ai përfiton nga mbajtja e situatës në prag të kolapsit”, tha ai.Ambasadori rus deklaroi se në këtë rast, Bashkimi Evropian, ashtu si në rastin e Ukrainës, ashtu edhe në rastin e sanksioneve antiruse, po ndjek udhëzimet e Uashingtonit, në kundërshtim me interesat e tij.
Ai potencoi se nuk do t’i besojë kurrë deklaratat e amerikanëve dhe evropianëve se nuk mund të bëjnë asgjë me Kosovën dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mund të menaxhohet.
“Sigurisht, e gjitha është një gënjeshtër”, shtoi Bocan-Kharchenko.
Sipas tij, “regjimi i Prishtinës, si dhe regjimi i Ukrainës, janë vegla në duart e Uashingtonit dhe BE-së, të cilat zbatojnë linjën amerikane”.
Diplomati rusi pohoi se qëllimi i tyre është që ta përdorin këtë “konflikt që digjet” për ta vënë Serbinë në vendin e saj, sepse presidenti serb Aleksandër Vuçiç “e ka ngritur nga gjunjët dhe ata duan ta gjunjëzojnë sërish”.
Ai vlerësoi gjithashtu se SHBA-ja dhe Amerika duan të përdorin çështjet e Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika Srpska për të bërë presion ndaj Vuçiç-it për t’iu bashkuar sanksioneve anti-ruse.
Na e kap nga qafa, o muzhik. Ti bashkë me atë majmunin e Çeçenisë.
E ke shume mire or Miosi skenderbeu, por mua me ben pershtypje fuqia e pordheve te Kurtit. Nje pordhe te qelbur leshoi Kurti dhe qelbi dynjane. Ne nuk kemi ctu bjeme muzhikeve, por mund ti sugjerojme Kurtit qe here tjeter kur te pjerdhi te shkoje ne hale....