Tani që ka plasur lufta në Ukrainë mjaft banorë të Beogradit kanë frikë se ajo mund të vijë deri tek ta. Kurse funksionarë të rëndësishëm të partisë SNS shfaqin hapur simpatinë e tyre për luftën agresore të Rusisë.
Dielli shkëlqen, njerëzit bëjnë pazar dhe shkojnë për shëtitje, tramvajet, autobusët, taksitë dhe makinat private janë në lëvizje: Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, nuk ndjehet asnjë shenjë konflikti me Kosovën fqinje.
“Asgjë nuk do të ndodhë,” i thotë DW 30-vjeçarja Svetlana, e sapo kthyer nga pushimet në bregdetin kroat: “Kështu bëjnë politikanët këtu në Ballkan për më shumë se 20 vjet: provokojnë pak, por pastaj tërhiqen para se të bëhet puna keq si në vitin 1999.”
“Kosova është pjesë e Serbisë”
Kështu e sheh edhe Aleksandar Vuçiç, një ultra-nacionalist serb dhe ministër i Slobodan Millosheviçit në vitet 1990, një nga krerët kryesorë të Partisë Progresive nacional-konservatore të Serbisë, SNS, që nga viti 2008 dhe president i Serbisë që nga viti 2017. “Regjimi në Prishtinë” – kështu e quan ai qeverinë e dalë nga zgjedhjet dhe të kryesuar nga kryeministri Albin Kurti – ka vendosur t’u “imponojë serbëve në Kosovë gjëra që nuk ka të drejtë t’i bëjë”.
Si ti mua, edhe unë ty…
Vuçiç e ka fjalën për parimin e reciprocitetit, të cilin qeveria e Kosovës e implementon që nga viti 2021. Në fund të qershorit 2022 gjendja nisi të përshkallëzohej me njoftimin e qeverisë Kurti se synon të zbatojë parimin e reciprocitetit në dokumentet serbe dhe të detyrojë pronarët e veturave në veriun e mbizotëruar nga serbët e Kosovës që t’i zëvendësojnë targat e Serbisë me targat e Kosovës.
Sipas burimeve serbe pronarët e makinave që refuzojnë ta bëjnë këtë do të përballen me rrezikun e konfiskimit të automjeteve. Më 31 korrik 2022, serbët e Kosovës ngritën barrikada në pika të ndryshme kufitare në shenjë proteste kundër këtyre masave.Vetëm me ndërhyrjen e BE-së dhe ShBA-së, Kosova e shtyu për një muaj datën e fillimit të implementimit të reciprocitetit.
“Rusia do të na ndihmojë”
“Jam pak e shqetësuar,” thotë shitësja e frutave në “Kalenic” në Beograd. “Kemi qenë qetësi që nga viti 1999 – por tani që ka plasur lufta në Ukrainë, kush e di, mund të vijë deri tek ne.”
“Si mund të ndodhë kjo, duke pasur parasysh distancën ndërmjet Kosovës, Serbisë, Ukrainës dhe Rusisë dhefaktit se vetëm në Kosovë ka rreth 4000 ushtarë të NATO-s dhe të gjitha vendet fqinje me Serbinë, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, janë anëtarë të trupave paqeruajtëse të KFOR-it?”, e pyes unë. Gruaja shikon e hutuar. Dhe shton: “Rusia ka qenë gjithmonë aleatja jonë dhe sigurisht që do të na ndihmojë edhe këtë herë”.
“Kosova? Është larg”, përgjigjet kamerieri në një restorant në qendër të kryeqytetit. As ai nuk beson se do të ketë një tjetër përshkallëzim mes shtetit serb dhe ish-krahinës. Por askush nuk mund ta di se çdo të ndodhë, thotë dhe shton: “Shqiptarët po i shtypin bashkatdhetarët tanë në Kosovë. Sigurisht që ata po rezistojnë. Dhe ne duhet t’i mbështesim, në fund të fundit janë serbë, si ne. Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë.”
Ngjashëm duket se mendojnë edhe funksionarë të rëndësishëm të partisë qeverisëse në serbi, SNS. Dhe jo pak syresh. Ata e shfaqin hapur simpatinë e tyre për luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Ndërsa deputeti i SNS-së, Vladimir Gjukanoviq, përdor termin “denazifikim” për qytetarët e qeverisë së Republikës së Kosovës më 31 korrik 2022. “Denazifikimi” i Ukrainës është një nga synimet e luftës së shpallur të Rusisë.
Duke pasur parasysh situatën në kufirin me Kosovën, a ka frikë shitësja e tregut Kalenic, se mos sërish shpërthen një luftë e re në Ballkan?
“Nëse ka një gjë që kemi mësuar këtu gjatë 30 viteve të fundit,” përgjigjet ajo, “është se ne kemi gjithmonë arsye për të pasur frikë.”/ DW
Kosova territore Serbe nese dikush thote te kunderten ka probleme , shpallja unilaterale e pamvarsise nuk do te thote qe je shtete kosova eshte territore Serbe nen rrezoluten 1244 te OKB me 1.5 milione banore banuar nga etni te ndryshme si Serbe Boshnjak Gorane Malazeze Turqe Rome Ashkénaze Ashkalinje Shqiptare Egjiptien e te tjere ..Ajo qe eshte e pskuptueshme eshte perse Serbia vazhdone ta lejoje krahinen e saje te vetadministrohet ? Lufta mbaroje Milloshe vdiqe Serbia kandidate per K.E. perse duhet te qendroje ne statusko Kosova munde te kerkoje nje referendum ku te pyetet populli Serbe dhe ai ne krahinen e kosoves nese jane dakorde qe krahina e kosoves te shkeputet ndryshe nuk funksionone nuk ka shembull ne bote ku nje grupe thote do behem i pamvarur do vije nje momente ku Serbia do nderhyje ushtarakisht nuk ka rruge tjeter shteti Serbe i njohur nga OKB me kufijte actuel ka asnje fuqi ne bote qe munde te coptoshe nje vende shkojme ne France dhe shpallim Pays Basque te pamvarur Bretagne Catalogne Andalousie Corse Sami ne Suède Corse ti bejme te gjtha te pamvarura jam dakorde
Ti ne gjuhen popullore quhesh "shejtan budalla". Serbia e humbi ne fushen e luftes te drejten per te qeverisur Kosoven. Ndoqi politiken e spastrimit etnik kunder popullsise autoktone gje qe nuk po' e ben qeveria spanjolle me basket. Historia dihet por problemi qendron tek interpretimi . Eshte kohe e humbur te merresh me ju ......aty e keni Kosoven , shkoni dhe e merrni.
Ti ne gjuhen popullore quhesh "shejtan budalla". Serbia e humbi ne fushen e luftes te drejten per te qeverisur Kosoven. Ndoqi politiken e spastrimit etnik kunder popullsise autoktone gje qe nuk po' e ben qeveria spanjolle me basket. Historia dihet por problemi qendron tek interpretimi . Eshte kohe e humbur te merresh me ju ......aty e keni Kosoven , shkoni dhe e merrni.
Shko ne shkolle dhe mesoshe kush eshte ETA do mesoshe ligjet te drejten nderkombetare do mesoshe shume gjera ne pergjithesi patriot jam une qe di ndersa ti je vegel e politikes ditore je ushtare si ata ushtaret e fb te Vetfundosjes
Shko ne shkolle dhe mesoshe kush eshte ETA do mesoshe ligjet te drejten nderkombetare do mesoshe shume gjera ne pergjithesi patriot jam une qe di ndersa ti je vegel e politikes ditore je ushtare si ata ushtaret e fb te Vetfundosjes
Shko ne shkolle dhe mesoshe kush eshte ETA do mesoshe ligjet te drejten nderkombetare do mesoshe shume gjera ne pergjithesi patriot jam une qe di ndersa ti je vegel e politikes ditore je ushtare si ata ushtaret e fb te Vetfundosjes
O rrocke shkruaje emrin e plote sigurisht qe je patrioti i madh serb Sali qen berisha,sherbetori topelepires i serbeve den baba den
Vetem histori nuk njeh ti. Serbise ju eshte dhene Kosova ne vitin 1913. Para ketij viti ka qene nen Perandorine Osmane, si gjithe Principatet e tjera shqiptare. Shqiperia e ka kufirin deri ne Nish. Mos u merr shume me historine se nuk eshte profesioni juaj. Me resoluten 1244, Kosova eshte pjese e Jugosllavise qe nuk ekziston dhe jo Serbise.