Pas përshkallëzimit të situatës në Veri, Stoltenberg bisedon me Kurtin: Palët të ruajnë qetësinë

2 Gusht 2022, 14:26Rajoni TEMA

Pas përshkallëzimit të situatës në Veri, Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka bërë të ditur se ka realizuar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti, pas përshkallëzimi të situatës në Veri të Kosovës, si pasojë e fillimi të implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa dhe kartat e identiteti.

Sipas Stoltenberg, pala kosovar dhe ajo serbe duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg, në Twitter.

Në anën tjetër Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se KFOR-i është i gatshëm për të intervenuar Veri të Kosovës nëse rrezikohet stabiliteti.

“Fola me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari për situatën në Kosovë. KFOR-i po monitoron nga afër dhe mbetet i përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në Veri të Kosovës, bazuar në mandatin e OKB-së”, u shpreh Geoana në Twitter.

Gjatë së dielës në ditën e përshkallëzimit të situatës në Veri, KFOR-i përmes një cicërime në Twitter pati njoftuar se po e monitoron situatën në Kosovë.

‘’KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë’’, thuhet cicërimën e KFOR-it.

 

Lini një Përgjigje