Pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak përplasin Kosovën dhe Serbinë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.
Kosova vendosi dy masa të reja reciprociteti ndaj Serbisë: Ndryshimin e targave të makinave akronime të qyteteve që lëshohen nga Serbia dhe moslejimin e hyrje-daljeve me letërnjoftime serbe në Kosovë.
Për shkak të këtyre masave, më 1 gusht, veriu i Kosovës u barrikadua nga serbët që jetojnë në këtë pjesë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kosova vendos masa reciprociteti me Serbinë.
Masa e parë ishte vendosur në vitin 2011, ku u ndaluan të gjitha mallrat e Serbisë në Kosovë. Në 2016, masa reciproke në transportin e naftës dhe gazit, autoritetet serbe nuk pranuan certifikatat që lëshohen nga autoritetet e Kosovës, e pastaj as të Kosovës ato serbe.
Masa e tretë në vitin 2016, vendoset reciprociteti në tekstet shkollorem pasi autoritetet serbe kishin kthyer mbrapsht një kamion me rreth 100 mijë tekste shkollore të Kosovës, duke mos lejuar të dërgohen në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.
Në 2020, masa reciprociteti ndaj mallrave serbe. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kishte vendosur masa reciprociteti ndaj mallrave serbe. Kjo masë zgjati 51 ditë.
Në 2021, reciprociteti me letra ngjitëse. Qeveria e Kosovës vendosi masat e reciprocitetit për targat e Serbisë, ku edhe u dogjën pikat kufitare në Janinë e Bërnjak nga serbët që kundërshtonin këtë masë.
Për shtensionimin e situatës, Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje në Bruksel, për vendosjen e letrave ngjitëse në vetura që kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.
Në 2022, masat për targat dhe letërnjoftimet. Kjo është një praktikë të njëjtë Serbia aplikon për qytetarët e Kosovës për vite me radhë.
Pas një mbrëmjeje të tensionuar, Kosova, me kërkesë të ambasadorit amerikan dhe Bashkimit Evropian, vendosi të shtyjë hyrjen në fuqi të kësaj mase për 30 ditë.
Lini një Përgjigje