Njohja e Kosovës, dhe transformimi i FSK-së në ushtri, dy mesazhet që Beogradi mori nga Berlini dhe Uashingtoni

3 Gusht 2022, 15:51Rajoni TEMA

Njohja e Kosovës, dhe transformimi i FSK-së në ushtri,  dy

Serbia nuk është neutrale e as nuk ka parime, tha ligjëruesi dhe teoricieni politik në John Hopkins University, Sinisha Vukoviç, në një intervistë për Al Jazeera.

Krejt kjo, në sfondin e rreshtimin pro-agresorit rus në luftën në Ukrainë, duke i lënë një portë të hapur në Ballkanin Perëndimor.

“Si rezultat të kësaj, Beogradi mori mesazhin më të qartë të mundshëm nga Berlini – që Serbia duhet ta njohë Kosovën po qe se dëshiron të bëjë përparim në rrugën e saj evropiane”.


Përveç kësaj, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon Vukoviç, i qëndrojnë në krah Kosovës – veçanërisht në atë ushtarak.

“ShBA haptazi mbështeti integrimin e Kosovës në NATO, që qartëson atë se çfarë mendon Uashingtoni rreth procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës”, u shpreh ai.

“Por edhe kushte rreth mbështetjes së ideve integruese si ajo e Open Balkan”, shpjegon ai, “duke e bërë të qartë se çfarëdo mbështetje ka edhe pritshmëritë reciproke”.

Profesori tregon se Rezoluta e fundit e miratuar në Parlamentin Evropian së fundmi ka qenë “më e ashpra ndaj Beogradit deri më tani”.

“Ka kritikë të qartë ndaj politizimit të Kishës Ortodokse Serbe si instrument i politikave pro-ruse në rajon. Gjersa koha ecën, kritika të tilla dhe pozicionime të qarta të vendeve perëndimore në relacion me Beogradin do të bëhen edhe më të theksuara”, shpjegon mes tjerash Sinisha Vukoviç.

 

4 Komente

  1. V
    Vjosa.al

    Qendrimi i Brukselit dhe Washingtonit ndaj Serbise? Shume me vonese, shume me doreza e butesi, shume i pafavorshem ndaj Kosoves. Aktualisht, per shkak te kesaj diplomacie, Kosova sot eshte Hirushja e Ballkanit!

    1. a
      anti25642654censurë

      shko mor debil se të vodhën taksinë!

    2. a
      abc

      Sa te kete Spanjen Serbia, nuk e rruan hic!

      1. K
        Kim Yong

        Edhe Spanja sa te kete Serbine te sigurte e ka Katalonjen. Aleance e "pathyeshme".

        Lini një Përgjigje