Hebreu i Selanikut, që u bë ekzekutues nazist

4 Gusht 2022, 09:19Rajoni TEMA

Hebreu i Selanikut, që u bë ekzekutues nazist

Nga Vitjon Nina

Trashëgimia etnike dhe kulturore, jo domosdoshmërisht korrelojnë përputhshmërisht me parashikimin e një sjelljeje individuale në kohë.

Identiteti, nuk është fat dhe në rrjetën e rrjedhës së historisë, mund të bien pre të gjithë.

Vital Hasson, kishte lindur në Selanik dhe ishte djalë i një familjeje të mirëarsimuar hebree, prej të cilës kishin dalë gazetarë, mjekë, mësues, madje edhe liderë politikë.

Pavarësisht kësaj, nuk qe e thënë që Hasson të ndiqte gjurmët e tyre.

I intoksikuar prej një regjimi populist të shpërbërë nga vetë dhuna e tij, premtimet boshe dhe urrejtja, Hasson-i e përmbushi profecinë e vet fatalisht, pasi u kallëzua nga vetë familja e tij.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u kthye në të vetmin hebree (ndoshta) në botë, i cili do të ekzekutohej nga një shtet – Greqia – për bashkëpunim me pushtuesit nazistë.

Familja e tij kishte ardhur nga hebrenjtë e përzënë prej gadushillit Iberik në shekullin e XV-ë.

Për pesë shekuj, kjo etni thirri atdhe perandorinë otomane, Evropën Juglindore dhe Selanikun. Një pjesë e tyre jo e vogël, ishin të vendosur edhe në territorin shqiptar.

Që prej shekullit të XV-ë ata flisnin një dialekt judeo-spanjoll, i cili njihej si Ladino.

Përpara fillimshekullit të XIX-ë, hebrenjtë e Selanikut nuk kishin pasur ndonjë pozitë dhe prej kujtimeve të kohës, përcaktoheshin edhe si shtresë “e parëndësishme”.

Do të ishte stërgjyshi i Hasson-it, ai i cili do të hidhte themelet për të kthyer shtresën hebree në elitë, kur në fund të shekullit të shekullit të XIX-ë, rreth viteve 1870-1890, themeloi një gazetë në gjuhën Ladino, ku flitej pikërisht mbi komunitetin hebre në Evropën Juglindore.

Duke kaluar në etapa të ndryshme historike, prej rajonit otoman, familjen e Hasson-it e kapi pjesa veriore e Greqisë dhe u angazhuan në atë komunitet.

Deri në vitet e luftës, Vital Hasson ishte qartësisht askushi.

Mirëpo, epoka e ashpër e luftës, e bëri atë dikushin, edhe pse jo siç ndoshta mund ta kishte imagjinuar ai vetë.

Në prill të vitit 1941, ai u bë shefi Policisë hebree në Selanik, në rrethana shumë të dyshimta.

Pozicioni i dha atij pozitë me 200 njerëz nën vete.

Kështu do të kalonte pak kohë, deri kur në maj 1943, ai do të kalonte territorin e Greqisë të mësyrë nga gjermanët për në Greqinë e uzurpuar nga italianët.

Detyra e tij aty, ishte e posaçme: të identifikonte hebrenjtë që kërkonin t’i iknin nazistëve.

Përpjekjet e tij nuk dhanë rezultate të larta, por qartësisht tregonin se ai donte doemos t’i kënaqte ata të cilët ishin në pushtet.

Më pas, nazistët krijuan edhe një lagje me rreth 2 mijë hebrenj, përfshi fëmijë dhe gra, të cilët u vendosën në 593 dhoma.

Krimi dhe sëmundjet ishin në lulëzim aty.

Gjithë lagjen e drejtonte një oficer gjerman 23-vjeçar i forcave SS, por pozitë kishte fituar edhe Hasson-i.

Sipas dëshmive të kohës, ai lëvizte me një karrocë me kalë dhe i detyronte sojin e tij të fshinin rrugët.

Me çizmet e nazistëve veshur, ai shkelmonte dyert e familjeve hebree dhe vetë njerëzit.

Të burgosurve, u vidhte të mirat materiale. Nuk kishte bizhuteri që mbetej në çantat e grave të lagjes, për shkak të tij.

Hasson-i, ishte kthyer në një “luan që kishte dalë nga kafazi”.

Nga marsi në gusht 1943, nazistët e zbrazën Selanikun nga hebrenjtë.

19 trena do të shkonin drejt Auschwitz-it dhe Bergen-Belsenit, dy kampet naziste të përqendrimit, ndër më të egrat. Rreth 50 mijë hebrenj ishin zhvendosur nga Greqia.

Thuajse të gjithë ata të cilët u transportuan, përfunduar në dhomat e gazit dhe gjetën vdekjen makabre.

Vetë familja e Hasson-it, ishte pjesë e kësaj tragjedie. Babai i tij, e ç’njohu të birin, përpara se të hipte në trenin e fundit, teksa Vitali mbeti në Selanik.

Mirëpo, pas atij gushti, të gjithë hebrenjtë e mbijetuar e njohën atë, përfshi ata të cilët ishin fshehur në Shqipëri, Itali apo Egjipt.

Greqia u çlirua në vitin 1944 dhe britanikët e kapën Vitali Hasson-in, për ta kthyer atë pas në Greqi, për gjykim.

Në verën e vitit 1946, sytë ishin kthyer për nga ai dhe vendimi, ishte fatal: Dënim me vdekje.

Ai, i cili çoi sojin e tij me duart e veta në dhomat e gazit, gjeti fundit, duke u ekzekutuar, si bashkëpunëtor i afërt nazist.

Sot e kësaj dite, asnjë fotografi e tija nuk gjendet…

7 Komente

  1. L
    Loku

    Ca ka per tu habit,pse vet Hitleri nuk ishte Cifut?

    1. T
      Tanguli

      Jo ishte Kinez! IDIOT!!!

    2. d
      dembabadem

      Selaniku deri ne prag te luftes se 2 boterore ishte me shumice hebre. Per dorezimin e tyre tek gjermanet me shume zell vepruan greket.

      1. i
        informacion

        Deri ne vitin 2014 nje rruge ne Selenik kishte emrin Dhimitri Krisohou, i cili ka qene shefi i policise greke gjate pushtimit nazist, pra nje kolaboracionist i felliqur. Ne vitin 2014 pati disa protesta ne Kuvendin Bashkiak te Selenikut dhe emri i udhes u nderrua, duke ju vene emri Albertos Nar, nje publicisti te njohur hebre-selenikas! Deri ne 1945 popullsia e Selenikut ishte rreth 60% hebrenj, ndersa pas shpernguljes dhe zhdukjes se tyre gjate Luftes se Dyte Boterore, sot ka me pak se 2.000 hebrenj ne qytet. Komuniteti i dyte me i madh deri ne 1922 ka qene komuniteti shqiptar i Selenikut. Jane te njohura Varrezat e vjetra Shqiptare, te vendosura ne nje koder jashte qytetit, mbi varrezat hebreje te qytetit, ne ate lagje qe sot quhet Triandria. Varrezat Shqiptare (ku ndodheshin edhe eshtrat e shqiptarit Hasan Tahsin Pashes, komandantit ushtarak te Ushtrise se Perandorise ne Selenik ne 1913, i cili ja dorezoi qytetin grekeve dhe jo bullgareve dhe per kete ka qene gjithmone i nderuar prej grekeve) jane shkaterruar dhe mbi to jane ndertuar godinat bashkiake te Triandrise (stadiumi i Triandrise, kopshti, cerdhja, shkolla fillore, shkolla e mesme, poliambulanca bashkiake). Pas vitit 1922 ne qytet dhe ne gjithe Makedonine e Jugut u sollen popullsi nga Turqia, te quajturit PROSFIGIES. Keta ardhacaket jane sot pjesa me e madhe e popullsise, por pas 1990 popullsia shqiptare eshte shtuar ndjeshem, me mbi 100 mije shqiptare te vendosur ne Selenik. Komuniteti bullgar po ashtu ka qene i madh, po eshte zvogeluar me largime dhe me asimilim. Po ashtu edhe komuniteti vlleh vazhdon te jete i konsiderueshem, ndersa komuniteti armen ka qene gjithmone i vogel.Turqit tashme jane fare te pakte ne qytet! Pas 1990-s kane ardhur edhe shume popullsi nga ish Bashkimi Sovjetik (Rusi, Gjeorgji, Armeni, Kazakistan), te quajtur ruso-ponte, nje popullsi kaukaziane e dallueshme qe vazhdon flet rusisht ne shtepi, por qe quhen "greke" dhe kane shtetesi greke.

      2. t
        tony

        Ky paska vepruar si salehu me milloveçin duke i dhene nafte makines luftarake te sebise per te vrare shqiptaret , prandaj dhe salqeni si ky do te perfundoje je gjykaten e Hages

        1. l
          labi

          LOKU, HITLERI NUK ISHTE HEBRE

          Lini një Përgjigje