"Dritan Toptani", analisti malazez thumbon Abazoviçin me mbiemrin e Esatit, pas marrëveshjes me Kishën Serbe

4 Gusht 2022, 11:30Rajoni TEMA

"Dritan Toptani", analisti malazez thumbon Abazoviçin me

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviç, ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila kundërshtohet nga opinioni publik, presidenti i vendit dhe shumica e politikanëve të vendit.

Një kritikë kuptimplotë Abazoviç e ka marrë nga analisti malazez Ljubomir Filipoviç, i cili ka përdorur një figurë të njohur simbol të tradhtisë në historinë shqiptare.

“Dritan Toptani”, ka shkruar Filipoviç, duke iu referuar Esat Pashë Toptanit.

Marrëveshja e nënshkruar pa paralajmërim dhe pa praninë e gazetarëve ka shkaktuar shumë reagime në Mal të Zi, ndërsa janë paralajmëruar protesta.

Gjukanoviç, duke folur për tekstin e Marrëveshjes Themelore, tha se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi” dhe se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të tekstit.

1 Komente

  1. B
    Bastardovici

    Ky s’eshte kryeminister por leter higjenike. Serbet do mbarojne pune me te edhe do ta hedhin ne vrime te halese (sic bene me Dick Marty-n).

    Lini një Përgjigje