Kurti: Dezinformimi i Beogradit shtyu zbatimin e vendimit për reciprocitetet

4 Gusht 2022, 12:42Rajoni TEMA

Kurti: Dezinformimi i Beogradit shtyu zbatimin e vendimit për

Shtyrja e zbatimit te vendimeve për reciprocitet me Serbinë u bë për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit që Beogradi ka bërë mbi qytetarët e Kosovës, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë seancës parlamentare të 4 gushtit në Kuvendin e Kosovës.

“Ka qenë e egër fushata e dezinformimit, është folur për operacionin stuhia që do të ndodh të dielën, është folur për ferrin që do t’i pllakos serbët në Kosovë e të tjera e të tjera”, tha Kurti.

Ai tha se këto dezinfomarta kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës që të pranojë tek faktorët ndërkombëtarë evropian dhe amerikanë shtyrjen e vendimit më 1 shator 2022.


“Ajo që është dashur të ndodh para 11 viteve ne po fillojmë të zbatojmë tani. 11 vjet ka pasur pritje e tash më pak se 1 muaj ka nxitim. Pra ky muaj qenka shumë më i rëndë se ato 11 vjet”, tha Kurti.

Kurti tha se vendimi për reciprocitet me Serbinë do të bëhet me 1 shtator dhe se me punë dhe angazhim gjithçka do të përmbyllet mirë.

“Më mirë me 1 shtator se hiç”, tha Kurti.


Këto deklarata të kryeministrit Kurti vijnë pas akuzave që deputet të partive opozitare i kanë bërë Qeverisë për situatën e krijuar në veri.

Më 29 qershor, në një mbledhje të rregullt, Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për hyrjen të shtetasve të Serbisë në Kosovë, si dhe për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë – të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë – me ato RKS.

Ky vendim në veri shkaktoi tensione në katër komuna me shumicë serbe, ku popullata lokale bashkë, e përkrahur nga përfaqësuesit politikë serbë bllokuar rrugët në drejtim të dy pikave kufitare, Jarinjë e Bërnjak.

Pas tensioneve, bllokimit të rrugëve në veri dhe ndërhyrjes ndërkombëtare, Kosova u pajtua që të shtynte lëshimin e formularëve për shtetasit serbë deri në fillim të shtatorit, si dhe periudhën dymujore për riregjistrimin e targave.

Për këto dy masa tha se janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe se ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar./REL

1 Komente

  1. D
    Durimi -kosovar

    Durimi -kosovar Albin Kurti perfundimisht po tregon dhe deshmon se eshte politikan qe ecen ne hap me kohen dhe zhvillimet politike ne Kosove rajon dhe me gjere. Njeri i knueshem, (te shprehem kosovarce) i vendosun, trim e mbi te gjitha mendjemprehte, sot per sot, eshte shpresa e Madhe shtetin e Kosoves. Kr. Albin Kurti eshte nder te paket shqiptare qe e thote drejt e sakt, ashtu si godet drejt shigjeta, e Vilhem Telit, (e legjendedes helvetike), maskarallekun e propagandes serbiane. Ne anen tjeter, lus Boten akademike, profesore te universiteteve' veprimatre e opozitare qe nese s'duan te ndihmojne, bejne mire te mos pengojne perpjekjet e Albibnit ne keto caste shume shume vendimtare per konsolidimin e shtetesise se Republikes se Kosoves. Albini ka perkrahje te fuqishme ne Kosove, dhe njerzit e thjeshte: punetore, bujq, mu ratore, ndertimtare e hallexhi te te gjitha moshave e perkatesive politike shohin ne politiken e Albinit shpresen e mbylljes se shtetesise se Kosoves. Ustallaret e dezinformimit ne Kosove, s'kane cka njollosin Albinin e kohes se opozitarizmit. Kur degjon analizat (qysh e tjerrin njerezit e thjeshte politiken ne Kosove): Ne Llap e Drenice, Gollak,e Karadak, gjithandej ne Rrafshin e Kosoves e ne Dukagjin' te mbushet mendja se keta me mire e me drejte e kuptojne dhe analizojne politiken e Qeverise se Albin Kurtit se gjithe analistet e studiove TV e portaleve qe i kemi me bollek Dezinformatat qe vijne nga Serbia tash as serbet ne Kosove nuk besoj qe i marrin si te mireqena. SE paku jo serbet anas, raja si u themi ne Kosove. Kendej nga Anamorava' eshte e njohur Dezinformata e njeFARE JORGJE MARTINOVIQIT. Ky ia kish pase fut gastaren e birres veti ne Zorren e trashe e vrap i pergjakur ne zyrat e UDB-se tue bertite e se ja cka i ben shqiptaret terrorista, kish qene akuza e tij. Mandej vrasje e djemve te rinj serb ne Peje, rasti Panda si quhej. Dezinformata te tilla e te ngjshme edhe sot vazhdojne ne Kosove per te keqen qe shumekush bie viktime e tyre. Qellimi paresor i tyre eshte te pengohen, shantazhohen perpjekjet e drejta te Qeverise se Albin Kurtit per rrumbullakimin e shtetesise se Republikes se Kosoves. Ne fund, si njeri qe nuk i perkas asnje partie kam nje Lutje dhe Kerkese: Te gjithe kundershtaret politike e partiake te Albin Kurtit, qe te gjithe, individualisht dhe kolektivisht, bejne mire , mendoj une, te shpallin nje Moratorium, te ndalin sharjet, fyerjet e perlloqjet ndaj Albin Kurtit. Le t'i jepet mundesia te punoje njeriu ne rehati e qetesi. Kur te vijne zgjedhjet bani turr e hygjyme, me argumente e fakte. E deri atehere e pastaj na pret Vetingu, Shteti i se drejtes, Drejtesia tokesore e hyjnore. Se ndryshe, skemi se si ta rikthejme Kanunin e Leke Dukagjinit te atij burrit te madh te Janjeves, Shtjefen Gjecovit. Edhe kanuni e denon rrenen, qe tash e quajme dezinformate. Kisha pase deshire e lutje qe keshtu te ndodh edhe ne Shqiperi.

    Lini një Përgjigje