Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që të takohen më 18 gusht

4 Gusht 2022, 17:00Rajoni TEMA

 

Albin Kurti, dhe  Aleksandër Vuçiç, kanë pranuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve, konfirmoi për mediat zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano.

Ai shtoi se më vonë do të japin detaje të tjera për agjendën e takimit të 18 gushtit.

Më 1 gusht, Borrell kishte njoftuar për ftesën për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

2 Komente

  1. V
    Vetfundosje e mullah omari

    Ky Cubi koqevarise thoshte qe nuk e takoje Vucicin apo ne gjuhen koqevare VUQIQI haaa Ky e beri bashkimin kombetare flamurin lara me lara .lara lara erdhi ne Shqiperi me je grupe Serbe ky patrioti prej letre do rregullonte Shqiperine se krahinen Serbe multi-etnike kosovo e rregulloi .

    1. A
      A

      Shiko rregullo punet ne shtetin tend o agjent i UDBse

    Lini një Përgjigje