Kurti habit me deklaratën: S’mund t’i rris pagat se është kundër popullit

4 Gusht 2022, 15:22Rajoni TEMA

Kurti habit me deklaratën: S’mund t’i rris pagat se

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga mesatare në Kosovë është rreth 460 euro, derisa ajo minimalja 250 euro.

Shifra më të mira ka edhe Shqipëria. Për vende të tjera të rajonit s’bëhet fjalë se qëndrojnë më mirë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Kuvendin e Kosovës, nëse do rriste këto shifra si qeveri, atëherë kjo qaje do të ishte kundër popullit.

Madje ai ka pasur një kritikë të përgjithshme për ata që janë të punësuar, “sepse dihet qysh kanë hy”.


“Ne kemi fituar me punësim dhe drejtësi, pra t’i fusim njerëzit në punë, ata që s’janë. Jo veç ata që janë, e dihet qysh kanë hy në punë e tash veç me ta mu marrë edhe me ua rritë pagat”, deklaroi Kurti derisa fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës i pyetur për ligjin për paga.

Rritja e pagave, sipas kryeministrit, “do të ishte kundër popullit”.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka garuar me program për rritje pagash, prandaj nëse do ta bënte, do të ishte edhe “kundër fitores që e kemi realizuar ne”.

“Andaj, parullën tuaj s’mund t’ua realizoj unë. Ajo parullë ka humbë me 14 shkurt 2021”.

“Ka humbë ajo parullë”, përsëriti kryeministri, duke prodhuar kështu një nga deklarimet me të cudishme në Kuvendin e Kosovës.

Deklarim që nënkupton që nuk e ka në program rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin e shëndetësisë, arsimit, administratës dhe Policisë së Kosovës, e organizmave të tjerë shtetërorë.

3 Komente

  1. V
    Vetefundosje

    Nuk ks3m asnje simpathi per kete Serbe por per ngritjen e rrogave ka te drejte nuk mund te ngresh trogat nese nuk ke nje ritje ekonomike. Rogat nuk ngrihen se kane deshire njerzit ka nje llogjike ekonomike

    1. B
      BAC KUKA

      s po jep ekstazi popullit o danoc,por po u rrit rrogen

      1. R
        Rrogtari i VV

        Ka premtuar luftë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe përmirësimit të gjendjes sociale. Të tri janë më fundosur dhe jemi të fundit në Evropë për nga varfëria dhe po thellohemi tutje. Nëse lejon rritje çmendurie të çmimeve – dyfishin, atëherë duhet ti rrit rrogat dhe bile duhet të jep përgjegjësi që ka sjell ketë gjendje të mjerueshme popullin e Kosovës. Ka dy vite që nuk aprovon ligjin mbi pagat dhe nuk ka pas rritje viteve të fundit. Ka para se ua paguajmë rrymën Serbeve në Veri të Kosovë qe 22 vite dhe shumë bëni fite tjera dhe nuk shkojnë punë dhe marrin rroga majme , bëjnë krime etj etj. Nëse është kundër rritjes pagës dmth. është për thellimin e varfërisë dhe mjerimit dhe iu përcjlllle porosin "Ikni nga vendi". Populli dikur e këndonte; Turr e vrap në për në hyqemet vrajë prej për fron të vetë Se insani duron si thi/ derr/ të mjerë na ku kemi mbërri ...

        Lini një Përgjigje