Një muaj kohë iu deshën kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, të bëjë kthesën nga konstatimi se “Populli nuk është ekspert” në atë se “populli i kupton vendimet e mençura”.
Rreth asaj se a duhej të lejohej apo jo tërheqja e një përqindje të arsyeshme të Trust-it, Kurti e konsideronte kërkesën në “kundërshtim” me ekspertizën.
Por “populli i kupton vendimet e mençura”, tha Kurti, në lidhje me atë se a ka qenë vendim i drejtë, i mirë e i mençur, shtyrja e zbatimit të masave të reciprocitetit me Serbinë.
Ekspertiza, si “nivel i lartë i diturive ose aftësive”, sipas lëkundjeve konstatuese të kryeministrit, është në domenin e të përcaktuarit se një fenomen i caktuar shoqëror kërkon ekspertizë e tjetra kërkon mendim popullor.
Në rastin e Trust-it, përkatësisht rritjes enorme të çmimeve e të mosrritjes së asnjë page, “ekspertiza” konsistonte në diçka mbipopullore, ndërsa në atë të shtyrjes së masave reciproke “ekspertiza” konsiston në mendimin popullor.
Ne fakt kete vellane tim vetem gomeret e kuptojne, a po dhe gomarica Osmani.