SONDAZHI: Shqiptarët, më të urryerit në Serbi

5 Gusht 2022, 16:55Rajoni TEMA

SONDAZHI: Shqiptarët, më të urryerit në Serbi

Shqiptarët janë në krye të listës së zezë të të rinjve serbë sa i përket pëlqyeshmërisë nga këta të fundit.

Zbulimi është kryer nga sondazh i fundit nga organizata rinore serbe ‘Pokriv’ e cila nxjerr në dritë pakicat kombëtare më të urryera nga të rinjtë e Serbisë në vend.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i të rinjve për pakicat kombëtare nga 1 deri në 4, ku kjo e fundit është vlera më negative, shqiptarët janë vlerësuar me 2,52, si më të papëlqyerit nga serbët.

Të dytët në listën e zezë renditen bullgarët dhe më pas kroatët me 2,04.

Më pranë tyre, serbët shohin maqedonasit dhe malazezët të cilët i vlerësojnë me notën 1,75 dhe 1,68.

Në mes të tabelës janë edhe minoritetet nga Hungaria, Rumani dhe Bosnje Hercegovina.

Mediet bullgare shkruajnë se rezultatet e studimit nuk janë befasuese duke pasur parasysh urrejtjen institucionale që është futur në Serbi për mbi 100 vjet kundër të gjitha vendeve fqinje.

Nga i njëjti sondazh kanë dalë edhe të dhëna për marrëdhëniet e Beogradit me ndërkombëtarët.

55% e të rinjve serbë janë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë lidhur me agresionin e Moskës në Ukrainë, ndërsa 43% e të anketuarve besojnë se Serbia duhet të qëndrojë e balancuar mes Lindjes dhe Perëndimit.

53% e të pyeturve preferojnë kursin lindor.

55 % e të rinjve serbë janë të mendimit se vendi nuk duhet të dënojë Rusinë për agresionin e saj kundër Ukrainës. Vetëm 18 për qind besojnë se Serbia duhet të vendosë sanksione kundër Rusisë.

6 Komente

  1. G
    Genti

    Të rinjtë në Serbi si gjithandej janë preh e propogandave qevetitare,steriotipeve,ngjarjeve të ditës dhe indoktrinimit nacinalist dhjetravjeçar në shkolla dhe në media.

    1. I
      Ishi i ZaKaroves

      Po dreqi ja shtoftë inatin! Pastaj...kush nuk e ka frikë vdekjen e vet kur e sheh në sy...?!

    2. X
      Xyxyxy.

      Komenti i Gentit është i saktë, por për mendimin tim do ta përkufizoja: "...........dhe indokrinimit nacionalist mbi 100-vjeçar të Kishës Sërbe dhe në shkolla e media". Para disa vitesh, më të urryerit në Serbi ishin Kroatët, prandaj këto sondazhe tregojnë influencën e propagandistike të institucioneve të mësipërme në momentin e kryerjes së sondazheve.

      1. S
        Sara

        kurse per ne jane me te perbuzurit se urrejtja kerkon respekt - eshte ndjenje shume e forte

        1. P
          Po i ngateroni gjerat

          Po i ngateroni gjerat sondazhi thote etnite apo minoritetet qe jetojne ne Serbi dhe flitet per koqevaret qe nje dite thone jemi Shqiptare nje dite koqevare dhe eshte normale qe ti urrejne

          1. P
            Prishtine

            Mo bre, qysh i paskan lendu ran vllehogreket shqipfolsa t'Shqipnis kta shkavellat. Vllehogreket shqipfolsa kane menu qe vec pse i kane ule brekt para Serbis me Ballkanin e Hapur shkijet kane me pas rrespekt per t'a. Huhuhuhu. Kosovarve vec munen me ia rrujt shkavellat, bashk me shqipfolsat vllehogrek. I njohum mire te dy palet.

            Lini një Përgjigje