Përgjimet telefonike, furtunë në Greqi: Jep dorëheqjen shefi i shërbimit sekret grek dhe ndihmësi i Mitsotakisit

5 Gusht 2022, 17:50Rajoni TEMA

Përgjimet telefonike, furtunë në Greqi: Jep dorëheqjen shefi

Shefi i shërbimit kombëtar sekret të Greqisë(EYP) Panagiotis Kontoleon, ka dhënë dorëheqjen. I caktuar në gusht të vitit 2019, ai largohet në dritën e informacioneve se shërbimi ka përgjuar telefonin e një gazetari të CNN Greece. Në detyrën e tij vjen sekretari i Ministrisë së Jashtëm Themistoklis Demiris.

Gazeta greke “Kathimerini” vë në dukje se largimi i Kontoleon vjen paralel me largimin e ndihmësit të afërt të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, për të cilin u tha se largohet “për shkak të klimës toksike të krijuar rreth personit tim”. 

Qeveria ka hedhur poshtë megjithatë se largimet lidhen me përgjimin e gazetarit të CNN dhe kreut të PASOK-ut, Nikos Androulakis. 

Dorëheqjet

Shefi shërbimit sekret grek Panajotis Kondoleon dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Grigoris Dhimitriadhis kanë dhënë dorëheqjen paraditen e së premtes.

Sipas mediave greke, dorëheqja e dy prej njerëzve më të besuar të kryemimistrit grek Mitsotakis, ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tyre në një skandal përgjimi të publikuar fillimisht prej partisë opozitare Pasok, dhe në vazhdim edhe prej një gazete kritike ndaj qeverisë, sipas së cilës ishte përgjuar telefoni i një gazetari të saj.

Sipas publikimeve të mediave vendase, dy zyrtarët kishin dijeni për tentativën e përgjimit të telefonit të kryetarit të Pasok, i cili denoncoi se pati një tentativë për infektimin e telefonit të tij me programin “Predator”, ndërsa në të njëjtën kohë u raportua edhe lajmi se programi i përgjimeve ishte instaluar në telefonin e një gazetari.

Qeveria mohoi se ka dijeni lidhur me ngjarjen,por ka qenë sërish “gazeta e redaktorëve” e cila ka publikuar kontaktet e afërta dhe takimet e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë greke, me drejtuesin e kompanisë e cila importon këtë program në Europë.

Qeveria mohon të ketë lidhje me përgjimet, ndërsa burime qeveritare thanë se dorëheqjet e zyrtarëve të lartë u dhanë pikërisht për ti hapur rrugë hetimit të pavarur të çështjes.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    Themo Demiri tani do e ndrisi.... ..pe Korce je ti o byrazer?

    1. K
      Ku është problemi këtu?

      Edhe Rama dha dorëheqjen kur i doli skandali i patronazhistëve, por nuk e pranoi ambasada amerikane. Edhe tani me skandalin e inceneratorëve, ai do që të dorëhiqet, por nuk e lë ambasada. Edhe në zgjedhjet lokale, Rama nuk donte të bënte votime moniste, por i tha ambasada bëji se do i njohim votimet.

      Lini një Përgjigje