Lajm i rëndë nga Greqia, 3-vjeçarja humb jetën nga koronavirusi

5 Gusht 2022, 20:19Rajoni TEMA

Lajm i rëndë nga Greqia, 3-vjeçarja humb jetën nga

Një vajzë 3 vjeçare humbi jetën ditën e sotme në një spital të Greqisë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas autoriteteve shëndetësore në vendin fqinjë, bëhet fjalë për fëmijën e tetë që humb jetën nga koronavirusi, ndërkohë që nuk dihet nëse vajza kishte sëmundje të tjera.

Greqia po kalonte një situatë të qetë nga pandemia ndërkohë që sipas Autoritetit Kombëtar të Shëndetit Publik, në shtatë muajt e fundit nuk ishte shënuar asnjë vdekje te të miturit.

Muaji më i rënduar me bilanc tragjik me vdekje të të miturve nga Covid-19 ka qenë janari i këtij viti. Brenda muajit humbën jetën 3 fëmijë, si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

Lini një Përgjigje